Komisioni Shtetëror Zgjedhor e mbylli Listën, dhe lajmëroi se 1.784.416 qytetarë janë të regjistruar në Listën e Votuesve për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Në ekstraktet nga Lista e Votuesve në Republikën e Maqedonisë – janë regjistruar 1.531.368 votues. Në seancën e fundit të KSHZ, është përcaktuar edhe pamja e fletëvotimit.
Në Listën e Veçantë të Votuesve janë regjistruar 230.122 persona, të cilët sipas të dhënave të KSHZ, janë në punë të përkohshme ose me qëndrim jashtë shtetit. Pavarësisht nga kjo, në përfaqësitë diplomatike – konsullore, do të votojnë vetëm 20.573 votues.
Në zgjedhjet më 11 dhjetor, do të votojnë edhe 13 persona të shpërngulur brenda vendit, 2.015 persona në paraburgim ose burg, ndërsa në ambientet e KSHZ, para zgjedhjeve, do të votojnë edhe 325 persona të cilët do të jenë anëtarë të bordeve zgjedhore në diasporë.