Në mesnatë zyrtarisht filloi fushata për zgjedhjet e parakohshme zgjedhore më 11 dhjetor. Nëpër televizionet prej mëngjesi rrotullohen spote propaganduese, ndërsa në sajtet u paraqitën banerët e parë reklamues me bartësit e listave të deputetëve.
Siç paralajmëruan partitë politike, VMRO –DPMNE fushatën e tyre e fillojnë në Ohër, LSDM me takim me qytetarë në Krushevë dhe me tubim të madh në Prilep, BDI në Likovë, “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” në Shkup, ndërsa koalicioni “VMRO për Maqedoninë” do ta fillojë fushatën nesër në Ohër.
Fushata zgjedhore do të zgjatë 20 ditë, gjegjësisht, deri më 9 dhjetor në mesnatë. Pritet që kjo fushatë do të jetë një nga më të fëlliqurat deri tani, edhe pse dje të gjithë pjesëmarrësit kanë nënshkruar Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe të lira demokratike.
Në zgjedhjet do të marrin pjesë 11 subjekte politike, gjashtë parti politike dhe pesë koalicione.
Risi në zgjedhjet e ardhshme është se në Listën e Votuesve, përskaj të dhënave për votuesit, do të jenë edhe fotografitë të tyre.