“Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” jehonte në rrugët e Shkupit, përderisa protestuesit, sikur edhe javën e kaluar, u nisën në shenjë të mbështetjes para Prokurorisë Publike Speciale, për të marshuar drejt ndërtesës së Kuvendit.
Edhe pse për sot nuk janë të lajmëruara kundër-protesta në kryeqytet, Shkupi edhe sot është nën siguri të fuqishme policore, ndërsa një pjesë nga protestuesit u thërrisnin policëve dhe forcave speciale, të cilët në pajisje të plotë ishin të renditur përgjatë rrugës ku po lëvizin pjesëmarrësit e protestës, që t’u bashkohen.
[youtube width=”600″ height=”344″]https://www.youtube.com/watch?v=7YyhT_WDMo8[/youtube]
Edhe pse ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë ishte e siguruar nga policia, mbi të protestuesit përsëri hodhën bojë dhe shishe plastike.
[youtube width=”600″ height=”344″]https://www.youtube.com/watch?v=xcj6yj4Ycx8[/youtube]
Duke marshuar nën parullën “Barazi, drejtësi, liri “, protestuesit edhe sot kërkonin dorëheqjen e Gjorgje Ivanovit, tërheqjën e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor, prononcimin e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e PSP-së dhe formimin e njësisë speciale të Gjykatës Penale për rastet të cilat po i ngrit PSP-ja, formimin e qeverisë kalimtare për zbatimin e plotë të reformave nga “Raporti i Pribesë” dhe kyçje të përfaqësues të pavarur të shoqërisë qytetare në procesin e zgjidhjes së krizës.
Qytetare(ë)t ,pas një qëndrimi të shkurtër para Parlamentit, kaluan përreth dhe nën Portën Triumfale dhe u nisën drejt Qeverisë.