Në kontekst të protestave dhe kundër-protestave kundër aktit të përgjithshëm të ndërprerjes së të gjitha procedurave penale kundër zyrtarëve të qeverisë dhe opozitës, të cilin presidenti Gjorge Ivanov e ka paraqitur si një mënyrë për të dalë nga kriza politike, CIVIL Media bisedoi me Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti.
Pas përshkallëzimit të djeshëm të protestave, ku në ndeshje me policinë kishte 13 të arrestuar, e edhe demonstrues të lënduar, Memeti deklaroi se ky vendim i presidentit ka qenë veprim i pritur, si edhe ky reagim të qytetarëve.
Për protestat e sotme, Memeti drejtoi një paralajmërim për përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme që të mos mendojnë fare për të përdorur forcë të tepruar dhe kështu të shkelin të drejtën e njeriut për të protestuar.
Biljana Jordanovska