CIVIL – Qendra për Liri kategorikisht kërkon lirimin e të arrestuarve gjatë protestave natën e kaluar kundër faljes së zyrtarëve të lartë të dyshuar për krim dhe mashtrim elektoral, që e shpalli presidenti Gjorge Ivanov.
E thërrasim policinë, sidomos forcat speciale, të veprojnë vetëm në kuadër të ligjit, t’i shmangen përdorimit e të forcës si në ngjarjet e djeshme, dhe të lejojnë vëzhguesit e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e medias që të bëjnë punën e tyre të papenguar.
Protestat e mbrëmshme, të cilat përfunduan në dhunë dhe arrestime, janë rezultat i politikave të gabuara të koalicionit qeverisës në vazhdimësi.
CIVIL edhe një herë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat kundër vendimeve të cilat parandalojnë rikthimin e sundimit të ligjit në Maqedoni, që të shprehin pakënaqësinë e tyre, por të përmbahen nga dhuna, t’u shmangen konfrontimeve direkte me kundër-demonstruesit dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe të mos shkaktojnë dëme të panevojshme në Shkup.
Të nxitur nga informatat e vazhdueshme të marra nga terreni, CIVIL – Qendra për Liri edhe dje shprehu shqetësim të skajshëm në lidhje me mundësinë e dhunës në mes të qytetarëve dhe sot e përsërit thirrjen për respektimin e ligjeve, qetësi, vetëdije dhe sjellje dinjitoze.