Vesel Memedi i Rilindjes Demokratike Kombëtare, në diskutim publik “Pluralizmi dhe kriza politike”, organizuar nga Civil – Qendra për Liri, theksoi se pa zgjidhje nuk ka zgjedhje. Sipas tij, forcimi dhe pavarësimi i institucioneve shtetërore është thelbësor për zgjedhjet.
Memedi tha se nuk mund të ketë zgjedhje më 5 qershor pa adresuar një çështje të rëndësishme siç është Lista e Zgjedhësve. Ai vuri në dukje se partitë e vogla nuk kanë qenë pjesë e Traktatit të Przhinos dhe se çdo gjë u la në dorë vetëm të katër partive të mëdha.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=s4BNxIljk5o&list=PL8OKOBhUT4xBTqwyk989YA7ZQD_mKw-ht&index=16[/youtube]