Në diskutimin publik me temë “Pluralizmi dhe kriza politike” në organizim të CIVIL – Qendra për Liri, të mbajtur më 4 prill 2016, Biljana Jovanovska nga PEP 21 në fjalimin e saj theksoi se VMRO-DPMNE-ja i kurdis dhe i manipulon zgjedhjet, e në këtë janë të përkrahur edhe nga disa mediume, në vend se të jenë kritikë.
“Qysh në vitin 2010 pata thënë se Nikolla Gruevski nuk është njeri i çiltër, as kryeministër, as politikan i tillë. Vazhdimisht gënjen. Një e flet, tjetër vepron, të tretën e mendon. Raporti i tij i tillë është i njëjtë ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, i njëjtë ndaj faktorit ndërkombëtar, i njëjtë ndaj të gjitha partive politike, po madje edhe ndaj vetë anëtarëve të partisë së vet”, deklaroi Jovanovska.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=p_H8gExGiKo&list=PL8OKOBhUT4xBTqwyk989YA7ZQD_mKw-ht&index=6&nohtml5=False[/youtube]