CIVIL – Qendra për Liri dje në mbrëmje e organizoi ngjarjen multimediale me titull ‘’Artistët për të drejtat e njeriut’’. Ngjarja filloi me një tryezë të rrumbullakët, në të cilën morën pjesë artistë dhe intelektualë të shquar. Diskutimi u hap nga Biljana Everet, e cila foli për formatin e tryezës së rrumbullakët, si një forum joformal dhe i hapur, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim përmes produksionit mediatik të CIVIL-it.
Kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, e prezantoi propozim-deklaratën e përbashkët, të cilën me rastin e kësaj ngjarjeje e përgatiti ekipi i CIVIL-it. “Artistët kanë fuqinë për të ndryshuar botën me veprat e tyre dhe me paraqitjet e tyre në publik. Me vetë aktin e krijimit, artistët e manifestojnë më burimisht tentativën për liri të shprehjes, një prej të drejtave themelore të njeriut. Si kurrë më parë, artistët sot përballen me detyrimin për të ngritur zërin e tyre kundër padrejtësive dhe shkatërrimit”, thuhet në deklaratë.
“Artistët kanë fuqi për t’i dhënë fund kësaj çmendurie, vetem në qoftë se e kuptojnë fuqinë e tyre dhe me të vërtetë e marrin përsipër rolin që e kanë në shoqëri. Me mesazhet e tyre per mbështetje dhe perfaqësim të të drejtave të njeriut, solidaritet dhe inkurajim të debatit, artistët e përmbushin rolin e tyre shoqëror dhe marrin përgjegjësi për zhvillimin e kulturës, arsimit dhe mediave në vend”, në këtë mënyrë Deralla i ftoi artistët për të plotësuar deklaratën dhe për të dhënë kontribut në rritjen e kësaj ideje, duke shkruar komente dhe tekste.
Marija Xhons fliste për ndryshimet negative në dhjetë vitet e fundit. “Unë nuk kam frikë, ne të gjithë duhet të mendojmë vallë në të vërtetë bëhet fjalë për frikë, apo për një konformizëm dekadësh”.
“Kjo qe u ndodh artistëve nuk është asgjë e re, ka ndodhur edhe më herët në histori. Atë që pushteti e ka konsideruar si art shpeshherë nuk është ajo të cilën koha e ka ruajtur si vlerë të përhershme”, tha Mirosllav Stojanoviq – Shuki. “Arti është një gjë shumë personale, por ne si qenie sociale nuk mund të izolohemi nga mjedisi”, përfundoi Shuki.
“Ne duhet të jemi këtu dhe tani, me të gjithë dhe për të gjithë. Fillova kështu të mendoj kur kuptova që na janë shkelur të gjitha të drejtat e njeriut. Shprehjen artistike nuk e shoh si diçka të mbyllur në studio, të gjithë duhet të jemi këtu dhe tani. Autokracia, burokracia, konformizmi, të gjithë ‘izmat’ janë fashizëm. Arroganca që ka arti nuk është e nevojshme për ne”, theksoi Doroti Paçkova.
“Ka dy qasje që janë shumë të dëmshme për shoqërinë tonë, qasja e parë i trajton artistët si ndihmesë që duhet të sjellin audiencën, por që nuk duhet të flasin. Bjeruni instrumenteve, kendoni, krijoni, kurse ne asaj do t’i japim nje ton kombëtar. Qasja e dytë është se artistët nuk duhet të përzihen në politikë, dhe se nuk duhet të kene qëndrim të tyre “, tha Petrit Saraçini. “Te ndalojmë së hequri artin nga konteksti politik, sepse arti, si dhe jeta, është politikë. Arti ka mesazh, që nuk e privon nga artistllëku”, plotesoi Saraçini.
Për Bojan Ivanov, viti 2015 ishte fillimi i vërtetë i shekullit 21. Për shkak të Sirisë, Ukrainës … “Luftë klasore – e atyre që kanë dhe atyre që nuk kane. Para nesh janë perleshje dialektike, të cilat nuk do të kenë zgjidhje, përderisa nuk ballafaqohemi me krizen dhe perderisa nuk e kuptojme që vetë kriza është pergjigjja”.
Peter Arsovski: “Kjo qeveri korrupsionin e bëri për herë të parë në art. Paralajmëruan teatrin e ri, ua ngritën pagat dhe arritën që t’i ndajnë artistët. Anonimusë bënë nga Shkupi këtë që ne shohim sot, për të cilën të gjithë qeshen me ne. Ata që nuk arriti ti blejë, ky pushteti i bëri armiq”.
“Si rregull, e jo si përjashtim, më së miri i mbrojnë të drejtat e njeriut ata artistë, të drejtat e të cilëve janë të kërcënuara. Kurdo që jetoni në një regjim totalitar, do të ishte normale dhe pritet të ketë artistë që këto të drejta u janë të kërcënuara”, vlerësoi Vlladimir Millçin.
“Artistët, të cilët do të duhej të ishin individë, janë të rreshtuar në kolona. Dhe, ata marshojnë … Kur do të fillojnë të ecin duke ndjekur taktin e politikës, atëherë artistët kanë marrë fund”, shtoi Millçin.
Paraqitja e tij shkaktoi majft reagime dhe nevojë për artistët për të replikuar. Saraçini rekomandoi që të kthehemi kah vetvetja për të njohur heronjtë mes nesh dhe ndoshta atëherë diçka do të ndryshojë.
“Në dhjetë vitet e fundit nuk ka as konsumatorë të artit … Në jetë, sinqerisht, kisha dëshiruar që të mos punoj asgjë në këtë vend”, përfundoi Marija Xhons.
“E mbështes këtë takim, sepse nuk duhet të harrojmë se artistët janë njerëz prej mishi dhe gjaku në ta ndikojnë ndryshimet në shoqëri. Por, ata janë edhe krijesa të veçanta … ne duhet të kujdesim artistët dhe pastaj do të jemi shoqëri e pasur … Artistët duhet të jenë së bashku me masat, e jo të udhëheqin ato. Artistët duhet të jenë të vetëdijësuar, të mos përjashtohen, por nuk duhet të presim që ata të udhëheqin, të mos prishin dhe të shpërndajnë kualitetin e tyre”, e shprehu mendimin e saj edhe Savka Todorovska, feministe dhe drejtuese e Lidhjes së Shoqatave të Grave të Maqedonisë.
“Ajo që më shqetëson më shumë është vizioni binom mbi artistin. Kushdo që përpiqet të thotë ‘krijoni’ ose ‘mos krijoni’ – unë nuk e kuptoj. Ne nuk mund të marrim një pozicion për të vëzhguar artistët si të shtypur dhe shtypës. Binariteti është opsioni më i keq. Gjëja më radikale është që të jemi ajo që jemi dhe për t’i themi gjërat ashtu si janë, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të jetë gjithmonë pjesë e masave”, është përfundimi që Doroti Paçkova nxorri nga diskutimi.
Ngjarja multimediale “Artistët për të drejtat e njeriut”, vazhdoi me lexim të poezive, ekspozitë arti, e me DJ set në fund të mbrëmjes performoi Vlladimir Millçin.