Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka filluar me verifikimin në terren 100,436 të hyrave jokonzistente, të shpërndara në mbi 89,383 qytetarë në të gjitha 80 komunat në Republikën e Maaqedonisë. Siç u njoftua në seancën e sotme të KSHZ-së, në terren aktualisht veprojnë 727 anketues.
Anëtarët e KSHZ votuan njëzëri se në komunat Qendër, Çair, Gazi Babë, Probishtip, Dibër dhe Gostivar, do të rritet numri i anketuesve, të cilët do të kenë obligim për të kontrolluar gjendjen faktike në terren.
Çairi është komunë me numrin më të madh të të dhënave jokonzistente – më shumë se 17.000.
Së bashku me anketuesit, në terren ka edhe vëzhgues nga katër partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos, të cilët kanë të drejtë për të hyrë në komunikim me personat që anketohen gjatë inspektimeve në terren.
Siç informuan nga KSHZ në seancën e sotme publike, me përjashtim të problemeve teknike në Kriva Pallankë, si dhe vonesave të vëzhguesve të partive politike, dita e parë e verifikimit zhvillohet pa probleme më të mëdha.
Seanca e KShZ-së, në të cilën në rend të ditës është Raporti mbi përparimin në zbatimin e kontrolleeve në terren të Listës së Zgjedhësve, është ende në zhvillim e sipër. Sipas rendit të ditës, sot do të konsiderohet edhe mundësia për të publikuar të dhënat kontradiktore nga kontrollet e kryqëzuara në faqen e internetit të KShZ-së, si dhe kërkesat e Misionit të OSBE-së, MOST-it dhe organizatës Sinergija – për vëzhgim të kontrolleve në terren.
Marija Tegovska