Tetë autobusë dhe dy furgonë nga Prilepi u drejtuan për në Shkup sonte në ora 20, për t’u bashkuar me protestën proqeveritare në mbështetje të Gjykatës Kushtetuese.
“Mos incizo, nuk ka flamuj!” bërtiti një njeri i moshuar i cili kalontë në kalimin për këmbësorë, duke shpejtuar për të hipur në autobusin, ku e drejtoi drejtuesi i grupit.
Edhe pse kësaj rradhe simbolet partiake nuk u manifestuan publikisht, nuk mund të ketë “bajrakë” më të dukshëm në turmë, se sa bisedat me zë të lartë që forcojnë “frymën patriotike” dhe mallkojnë, qortojnë dhe “pastrojnë” komunistët nga faqja e Maqedonisë.
Në pyetjen – “Ku janë nisur këta autobusë?” pasoi përgjigjja “për Shkup, do të luajnë ‘Pobeda’ dhe ‘Vardari'”, nga një i moshguar tjetër, në mënyrë ironike.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=sMQvZD353LU[/youtube]
Edhe pse nuk arritëm të marrim konfirmim zyrtar, burime anonime nga partia në pushtet në Prilep kanë konfirmuar se vendimi për të mobilizuar anëtarësinë e VMRO-DPMNE-së në Prilep u bë në një takim urgjent të partisë, pas urdhrave të marra nga “qendra”.
Bozhidar Barlakoski
Kjo përmbajtje botohet në kuadër të raundit të dytë të konkursit “Bëhu gazetar qytetar” i projektit “Objektivi qytetar” të , i mbështetur nga National Endowment for Democracy. Përmbajtja e këtij kontributi është redaktuar minimalisht nga redaksia e CIVIL Media, në përputhje me konceptin e projektit dhe të ueb-faqes.
Opinionet dhe informacionet e shprehura në këtë përmbajtje janë përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e donatorit.