Gratë e Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSS), nesër do të ndajnë fletëpalosje edukative për të drejtat e grave, nga ora 11 deri në mesditë në rrugën “Maqedonia” në Shkup. Ata informojnë qytetaret dhe qytetarët për të drejtat e grave si dhe për përfitimet nga antarësia në organizatat sindikale.
“Pa sindikatë, , ditën tetëorëshe të punës, pushim të paguar të lindjes, kufi të moshës për dalje në pension, siguri dhe shëndetësi në punë, pushim të paguar vjetor dhe të drejta të barabarta me meshkujt. Gjithashtu, ato kanë të drejtë të mos largohen nga puna për shkak të hyrjes në martesë, kanë të drejtë për të pasur fëmijë, ose të jenë të sëmura. Sindikata i mbron të drejtat e tyre për të marrë pagë minimale, i mbron ato nga mobingu …”, kumtojnë nga Konfederata e Sindikatave të Lira.