Në organizim të Proficio, Plan 4D dhe Onlimit Media, sot në GEM duke prej orës 12:30 mbahet debati me temë “A janë të mundshme zgjedhje të drejta dhe demokratike më 5 qershor, a do të përsëritet 23 shkurti më 6 prill?”.
Folës në debat do të jenë ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL – Qendrës për Liri, Lidija Dimova, deputete dhe kryetare i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Ramadan Ramadani, analist politik dhe Bojan Mariçiq, drejtor ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Edukim Evropian (QMEE).
Në debat janë të ftuar edhe koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit të RM-së: Ilija Dimovski i VMRO – DPMNE, Goran Sugareski i LSDM, Talat Xhaferi nga BDI dhe Imer Aliu i PDSH.