E shtuna, që ishte ditë pune për ekipin mobil të CIVIL, kaloi në frymën e çlirimit dhe aktivizimit të qytetareve dhe qytetarëve në rajonin e Pellagonisë, në një komunikim të përbashkët, mbështetje dhe bashkëpunimin për hapin e parë drejt lirisë dhe demokratizimit të Maqedonisë – procesin e ardhshëm zgjedhor.
Prilepi na priti me diell dhe aktiv. Turma e njerëzve në sheshin e qytetit na befasoi këndshëm. Ekipi mobil i CIVIL-it shfrytëzoi motin e mirë për komunikim të drejtpërdrejtë me mbi njëqind qytetare dhe qytetarë të Prilepit për situatën politike, të drejtën e votimit dhe për hapat e nevojshëm për të zbatuar zgjedhje të lira. Interesimi për projektin dhe sidomos për të marrë pjesë në thirrjen për pozitat në projekt ishte çudërisht i madh. Në shesh u shpërndanë mbi 1500 copë të materialeve informuese në vetëm dy orë. Përfaqësuesit e CIVIL dhanë deklarata për mediat lokale dhe u takuan me përfaqësues të shoqërisë civile dhe partive politike.
Por entuziazmi dalëngadalë filloi të bjerë kur kuptuam se nën monumentin e Krali Markut, redaktori i CIVIL ishte më i riu në mesin e prilepasve të moshar, kryesisht pensionistë, të cilët kalonin mesditën në stolat, dhe duke shfrytëzuar motin e bukur, evokonin kujtimet për ca kohëra më të mira. Në pyetjen që u imponua – përa të se ku janë të rinjtë, vijonin përgjigje plot pikëllim se të rinjtë duhet t’i kërkojmë në qershor, kur kthehen nga gurbeti nëpër anije ose platforma të naftës, në Itali apo Gjermani, vetëm për të parë familjen para se, të paduruar, të ikin përsëri …
Prilepasit haptazi mbështetën aktivitetet e CIVIL, të etur për të ndihmuar në zbatimin e zgjedhjeve të lira, duke vëzhguar dhe raportuar në mënyrë aktive çdo parregullsi lidhur me procesin zgjedhor. E lame Prilepin tërë pozitivitet dhe të lumtur që kemi arritur të prekim deri te prilepasit.
Duke ndjekur rrugën nga Prilepi për Mogillë, peizazhi ndryshon, dhe dielli ngadalë humb shkëlqimin nën retë e rënda. Rruga e shkretë, pa as edhe një makinë të vetme që të kalojë në kahje të kundërt. Dy ose tre traktorë, gjithsejt rreth 30 njerëz, fshatra të vdekur, silozë të drithrave të ndryshkur, fabrika të braktisura … Sa ngadalë kalon koha. Tre kafe në Mogillë kushtojnë sa një kafe në Shkup. Ashiqare, këtu mund të jetosh me 100 euro. Sheshi I vogël dhe i rregulluar e gjelbëruar, po pa asnjë gjyshe që shetit nipin a mbesën. Pyesim të rinjtë se si jetojnë, thanë – mirë! Heshtja e shtresuar në Mogillë në hirësinë e pasdites së të shtunës është si një moment i palëvizshëm, i skalitur në gur, në një kohë të turbulencave politike, e jeta me cilësi të tillë, të cilën as koha nuk ka kohë ta ndryshojë në të mirë…
Banorët e Mogillës, sikurse ata të Krivogashtanit, si të gjithë fshatrat e shkreta në fushën e Pellagonisë, me ballin rrudhur dhe gojë pa dhëmbë, hedhin nën këmbë çdo gënjeshtër, manipulim dhe propagandë për pasurinë dhe prosperitetin, për investimet në njerëz dhe në vend. Në bisedë me disa të rinj, i pyetëm ku janë njerëzit. Me krenari të pafshehur, njëri prej tyre na tha se Mogilla ka 6.500 votues, dhe këtu diku përfundoi biseda, por rrugët edhe më tej mbetën bosh. Pavarësisht nga 2.000 banorët e regjistruar në Mogillë dhe nga numri i zgjedhësve në komunë, pamë vetëm rrugët e shkreta dhe hije të skalitura në pluhurin e ngritur nga era e lehtë.
Edhe në Krivogashtan, e njëjtën dehje dhe “qetësi”. E shtuna pasdite mblodhi banorët në disa restorante, ku të ndarë në taborre të vogla, fqinjët shikohen me mëri, e cila është e ndikuar dukshëm nga përzarjet e imponuara nga politika. Mahabet ende ka, por më së shumti përmes shigjetave me fjalë dhe shakave në kurriz të “kundërshtarit”. Duket sikur jeta ka ndaluar. Foletë bosh ndoshta edhe do të mbushen me lejlekët këtë pranverë, por nëse kjo do të jetë rasti me Krivogashtanin, i cili është gjithnjë e më bosh, mbetet të shihet.
Së këndejmi, prania e ekipit të CIVIL-it, futi pak gjallëri në atmosferën e vdekur, dhe shkaktoi fytyra të befasuara dhe të qeshura në këto dy komuna, aq afër e aq larg nga kujdesi i liderëve të cilët diktojnë përfitimin social nga demokracisë dhe liria e çdo qytetari.
Duke lënë Mogillën, patëm shpresë se kjo fotografi e zymtë nga një ditë e cila ishte e bukur dhe me diell, do të ndriçohet në Manastir, dikur një qendër e jetës politike dhe sociale, qendra e të gjitha ndryshimeve që kanë ndikuar në imazhin e bashkëjetesës në Maqedoni.
Kjo shpresë na la qysh në hyrje të qytetit “më të qytetëruar” në Maqedoni.
Manastiri të gjithë bukurinë dhe ëmbëlsinë e tij e kishte shtypur në shtëpitë e vjetra të qytetit për shitje, në Sokakun e Gjerë, në korzon për pensionistët, në kafetë përplot me të rinjtë, të cilët janë vetëm një hap para ikjes, diku jashtë. Ish-qyteti i konsujve, pa shmekun e esnafllëkut, i ndryshuar nga horizonti i ngushtë pamor i pushtetit lokal, gjallon thjeshtë indiferent në ajër të ndotur, mes buzëqeshjeve me zor dhe jetesës të kontaminuar nga manipulimet politike.
Manastiraset dhe manastirasit e presin me padurim momentin e ndryshimit, të gatshëm për të ecur përpara dhe për t’u angazhuar në mënyrë aktive në çlirimin e tyre nga presionet e përditshme, shantazhet, kërcënimet, që më në fund të fillojnë të marrin frymë lirisht. Qortojnë, pra së gjithash veten, sepse në sy për një kohë të gjatë kanë pasur perde, që solli deri te një eksod masiv të të rinjve – të cilët kanë kërkuar fatin jashtë vendit. Shumë njerëz nga Manastiri kërcënohen nga ajri i ndotur, mu atje, nën Pelisterin e pastër. Ata ngritën kokën u përkulur nën goditjet e demonstrimit të fuqisë së pushtetit, u ngrit lartë edhe zëri i manastirasve, që janë duke kërkuar një mjedis të pastër, por edhe liri, demokraci dhe sundim të ligjit.
Mbështetja të cilën CIVIL gjithmonë ia jep të Manastirit dhe manastirasve është e përzemërt, në luftën e përbashkët për të kapërcyer krizën politike, ndryshimin në sistemin e qeverisjes dhe rivendosjen e demokracisë në qytet.
“Përpara!” filloi si një projekt nga përvoja e CIVIL-it gjatë zgjedhjeve, nga nevoja – që në një mënyrë objektive, të paanshme dhe edukative të ndiqen zgjedhjet, ndërsa në mënyrën se si do të zbatohen ato kontributin më të madh ta kenë qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë. Fuqia e qytetreve dhe qytetarëve është në votën tyre. Prandaj, votimi i lirë, pa presion dhe manipulime, është një parakusht që të ketë zgjedhje pa parregullsi, të drejta, demokratike dhe të lira.
Përvoja e këtij udhëtimi na tregon se si kurrë më parë, ka nevojë për një ndryshim të sistemit të qeverisjes dhe se bashkëqytetarët janë ata që do të kontribuojnë që kësaj radhe kjo dhe të bëhet.
Biljana Jordanovska
Petrit Saraçini
Petrit Saraçini