CIVIL sot në Shtip u bëri thirrje qytetareve dhe qytetarëve për t’u kyçur në vëzhgimin e procesit zgjedhor. Ata, në numër të madh me kënaqësi e pranuan ftesën.
I infomruam shtipjanasit për aktivitetet në kuadër të projektit “Përpara!”. Në ngjarje ndaheshin afishe informative, mobilizoheshin vëzhguesit e ardhshëm nga ky qytet dhe bisedohej me qytetaret e qytetarët për të drejtën e votës dhe kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
Edhe pse një pjesë e shtipjanaseve dhe shtipjanasve të interesuar u mblodhën përpara monumentit të Aleksandrit të Maqedonisë, në vend se te Sheshit i Miqësisë, megjithatë ekipi i CIVIL kishte kënaqësinë për të ndarë disa qindra fletushka dhe të bisedojë me dhjetëra qytetare e qytetarë, interesi i të cilëve është organizimi i zgjedhjeve të lira.
Projekti “Përpara!”, zabtohet në nivel nacional në 14 qendrat rajonale të CIVIL. Projekti është i financuar nga fondet gjermane të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.