Protestat kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese ta pranojë iniciativën, e cila i mundëson presidentit të shetit falje të personave për parregullsitë zgjedhore, vazhdojnë edhe sot. Protestat janë të caktuara në orën 17:30 para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese. Iniciativa Qytetare “Hajde!” bëri thirrje për protest kundër këtij vendimi, për të cilin thonë se e bën këtë institucion një bashkëpunëtor në krimin e lidhur me proceset zgjedhore.
“Gjykata Kushtetuese qëndroi në mbrojtje të kriminelëve nga pushteti që i manipulonin zgjedhjet. Në kohë rekorde të shpejtë e shqyrtoi dhe e pranoi iniciativën për shqyrtimin e kushtetueshmërisë te ndryshimeve të ligjit për faljet, gjegjësisht, për ndalimin që Presidenti i shetit të mund të falë persona të dënuar për parregullsi zgjedhore. Me këtë, VMRO-DPMNE-ja edhe një herë dëshmoi se për ta sistemi ligjor është vetëm një mjet që u shërben për mbrojtje nga drejtësia, e jo për zbatimin e saj”, thuhet në thirrjen e kësaj iniciative drejtuar përmes rrjetit social Fejsbuk.
Siç thuhet më tej në thirrje, qytetarët nuk do të lejojnë që hajdutët e jetës së tyre, përmes Gjykatës Kushtetuese partiake të uzurpuar, “t’i shpëtojnë ‘lëkurat’ e tyre kriminale-penale nga vuajtja e dënimeve të merituara me burg”. Nuk do të lejojmë, shtohet më tej në thirrjen e “Hajde!”, që përsëri të luajnë me institucionet shtetërore sikur të jenë pronat e tyre personale apo degë të partisë.
“Gjyqtarëve që kujdesen vetëm për shpëtimin e udhëheqësve të tyre, do ju tregojmë, qartë, me zë të lartë dhe të vendosur, se ata janë përgjegjës për të gjithë ne – qytetarët e këtij vendi dhe se ata nuk mund ta shkelin Kushtetutën sa herë qëduan, sa herë që i konvenon partisë pushtetmbajtëse ose sa herë që do të duhet të shpetohen kriminelët në pushtet. Nuk ka drejtësi – nuk ka paqe”, thuhet në thirrjen e Iniciativës Qytetare “HAJDE!” për protestën sonte para Gjykatës Kushtetuese.