Kryetari i komunës së Velesit, Sllavço Çadiev, i hedh poshtë akuzat nga artikulli “Këputet ku është më së holli!” i botuar në portalin e Civil – Qendrës për Lirin më 23 shkurt 2016, e të drejtuara personalisht ndaj tij, se personi Amet Zeqiri nuk është dëgjuar nga komuna dhe të njëjtit person nuk i është dhënë ndihmë në përmbushjen e nevojës së tij.
Në interes të së vërtetës, më lejoni të theksoj faktin se i biri i Ametit, Feta Zekirov, më 17 shkurt 2016 deri te Komuna e Velesit për here të parë ka paraqitur Kërkesë për të realizuar të drejtën e ndihmës financiare të njëhershme.
E njëjta kërkesë nga ana e kryetarit është përcjellur në Komisionin për ndarjen e mjeteve nga Programi për aktivitetet e Komunës së Velesit në fushën e mbrojtjes sociale në vitin 2016. Komisioni, i cili shqyrton aplikimet, në përputhje me kriteret për ndarjen e mjeteve, vendos nëse pala ka të drejtë për një ndihmë të tillë.
Ky komision mblidhet dy herë në muaj, që do të thotë se kërkesa e z. Feta Zekirov do të diskutohet javën e ardhshme. E cili do të jetë rezultati, varet nga përmbushja e kritereve.
Prandaj, edhe një herë i hedh poshtë përpjekjet tendencioze dhe paushale për të me diskredituar mua personalisht. Si kryebashkiak i të gjithë qytetarëve të Velesit, do të mbetem i përkushtuar në përpjekjet që çdo qytetar të marrë në mënyrë të barabartë trajtim dhe ndihmë, për të cilën ka nevojë.
Me respekt!
Sllavço Çadiev, kryetar i Komunës së Velesit