Më në fund, një lajm i mirë të dashur miq dhe mikesha, shoqe dhe shokë, vëllezër dhe motra, e bile dhe qytetare e qytetarë! U zbulua armatimi sekret, me të cilin do të vendoset pluralizmi politik, e bile edhe freskia në skenën tonë të palëvizshme politike, dhe do të rivendoset demokracia!
Normalisht, për një gjë e tillë nuk janë të aftë komunistët, sorosoidët, tradhtarët, spiunët e mallkuar, kodoshët, shërbimet e huaja dhe forcat e errëta, kështu që përsëri, mundimi do tël bjerë mbi supet e partisë tone të preferuar patriotike, e cila që nga Leka i Madh, e bile edhe më herët, deri në ditët e sotme, e mbron popullin maqedonas nga të tjerët, por edhe nga vetvetja.
Pra, të mos e zgjas, në kuadër të MVRO, deputetët Pishev dhe Amdi do të themelokan fraksion të gishtit të mesëm – “Prc”. Menjëherë është gjetur dhe zëdhënës – mixhoku i cili gjatë “të hënës së zezë” para Kuvendit, si dhe disa muaj më vonë gjatë thyerjes së Komunës Qendër, i tregoi me elokuencë tërë opinionit maqedonas talentin e tij të paparë dhe kapacitetin demokratik.
Qëllimi kryesor programor i fraksionit të ri është për të gjetur edhe tre të tjerë, që të bëhet një grup parlamentar, e që të mund Amdiu si koordinator, të thotë diçka procedurale në momente të rëndësishme për vendin, të cilat tani po kalojnë parëndësishëm dhe pangjyrshëm, pa “gol me thembër”, pa ‘çukullatë’, koka-kolë dhe mjeshtëri të ngjashme e momente të paharrueshme, të cilat “Prc” do të na i mundësonte me kënaqësi.
Natyrisht, pengesa e vetme në rrugën e suksesit të “Prc” është një tjetër fraksion që tashmë ekziston në MVRO, ai i cili beson se toka është e rrafshtë, i cili quhet me emrin “Cvrc”, sigurisht jo për shkak të pretendimeve dhe dashurisë ndaj koka-kolës. Në betejën mes këtyre dy fraksioneve, do të vendoset e ardhmja e ndritshme e nënës Maqedoni.