Nuk guxon të ketë as edhe një minutë vonesë, asnjë denar të keqpërdorur nga paratë publike, as edhe një orë e agjitacion nga ndonjë i punësuar në administratë, asnjë njeri nuk guxon të shantazhohet ose të kërcënohet – vetëm kështu ka gjasa të sigurohen kushte për zgjedhje të lira më 5 qershor!
Media duhet të jetë e lirë nga shtërngimet partiake, ndërsa fushata e zezë në terren duhet të ndalet.
Duhet të ndalojë demonizimi të shoqërisë civile dhe të departizohen institucionet, veçanërisht gjyqësori.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet t’u japë përparësi ekspertizave, e jo interesave partiake, ashtu siç është bërë në të kaluarën.
Prokurori special publik duhet t’i jepet hapësira e nevojshme për të funksionuar, ndërsa opstruksionet dhe fushata kundër këtij institucioni duhet të ndalet menjëherë.
Gjyqësori duhet të vetëdijësohet dhe të dalë nga pozicioni i përulur i aparatit të dëgjueshlm partiak.
Dhuna strukturore, korrupsioni politik, abuzimi i qytetareve dhe qytetarëve të kategorive të rrezikuara sociale, diskriminimi dhe shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të ndalen patjetër. Nacionalizmi dhe urrejtja fetare nuk duhet të jenë mjet për të fituar vota. Palët nuk guxojnë të nxisin urrejtje dhe jotolerancë ndëretnike dhe ndërfetare.
Vetëm në këtë mënyrë dhe asnjë tjetër, do të krijohen kushte minimale për zgjedhje të lira dhe për shprehje të lirë të vullnetit të votuesve në zgjedhjet parlamentare më 5 qershor të këtij viti.
Sot, kur opinioni demokratik për një çast mund të jetë i kënaqur për shkak të shtyrjes të shkurtër të datës së zgjedhjeve të parakohshme, me shpresë se do të krijohen pak më shumë nga kushtet për zgjedhje të lira, CIVIL bën thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës strukturore dhe manipulimeve zgjedhore.
CIVIL – Qendra për Liri ësthë organizatë e cila pati guximin dhe integritetin për të folur në lidhje me abuzimet dhe vjedhjet zgjedhore në vitet e fundit. Ne mbetemi në terren dhe që sot do të dërgojmë ekipe mobile shtesë të vëzhgimit në disa qytete në mbarë Republikën e Maqedonisë, për të forcuar monitorimin e zbatimit të procesit zgjedhor.
Përkundër të gjitha presioneve dhe fushatës të ashpër dhe të pistë gjatë viteve, CIVIL zbuloi publikisht të gjitha aspektet e dhunës strukturore dhe korrupsionit politik në procesin zgjedhor, votuesit fantazma, ryshfetin, shantazhet dhe kërcënimet. CIVIL do të vazhdojë të monitorojë dhe çdo ditë do të jetë në dispozicion të opinionit për raportim të drejtë, të qartë dhe objektiv, pa doreza.