Koncesioni për kryerje të peshkimit ekonomik në Liqenin e Prespës nuk është bërë në konsultim me peshkatarët e Prespës dhe nuk u përgjigjet nevojave të vërteta të popullatës së këtij rajoni, pohojnë banorët e disa fshatrave prespane me të cilët bisedoi CIVIL Media, të cilët duan të mbeten anonimë.
Sipas tyre, shumë pika nga koncesioni që i është dhënë Naumçe Stavreskit nga “VOLF” DOO eksport-import nga Resnja janë problematike dhe në kundërshtim me interesat e peshkatarëve.
Për të marrë leje vjetore për gjueti të peshkut peshkatari koncesionerit i paguan 800 euro. Në këtë mënyrë, peshkatarët janë pjesë e shoqatës së peshkatarëve dhe nënshkruajnë kontratë në të cilin thuhet se u sigurohet barkë, pajisje peshkimi (rrjeta etj.), por realiteti është tërësisht ndryshe. Sipas deklaratave të banorëve të Prespës, gjithçka që duhet të peshkim është në harxhim të vetë peshkatarëve. “Koncesioneri nuk investon asgjë për përmirësimin e kushteve të peshqve, të cilët, si pjesë e shoqatës së peshkatarëve janë të vetmit që kanë të drejtë të merren me veprimtari peshkimi. Peshqit u blehen në nëpër katoje, transportohen me vetura të vjetra – “Reno 4” dhe ruhen në sënduqe plastike”, thotë njëri nga bashkëbiseduesit tanë.
Për 800 euro në vit, peshkatarët përkohësisht janë të siguruar 2 orë në ditë, por edhe atë e paguajnë vetë. Pagën mujore që e kanë hak koncesioneri ua jep përmes blerjes së peshkut që ata e gjahtojnë. Sasia e plotë e peshkut të gjahtuar peshkatarët janë të detyruar t’ia dorëzojnë koncesionerit me çmim shumë të ulët, prej 15 deri në 120 denarë për kilogram, varësisht nga lloji i peshkut. Peshkun e gjahtuar koncesioneri pastaj e shet me çmim shumë më të lartë, prej 60 deri në 300 denarë. Megjithatë, edhe sipas kushteve të këtilla, që fare nuk janë të volitshme për peshkatarët, ata duhet peshkun e gjahtuar t’ia dorëzojnë koncesionerit për shkak se, në të kundërtën, do të përjashtohen nga shoqata. Për këtë arsye, shoqata e 27 peshkatarëve e vitit të kaluar sivjet numëron 16 veta.
“Më pak peshq – që në mënyrë më të lehtë të kontrollohen, kurse koncesioneri nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për ta shitur gjithë peshkun që e blen. Për këtë arsye vazhdimisht largohen peshkatarë nga shoqata”, thotë njëri nga peshkatarët që bisedoi me CIVIL Media-n.
Absurdi vazhdon me deklaratën e koncesionerit që shoqata është në humbje prej 17.000 eurosh. Burimi i CIVIL-it, që donte të mbetet anonim, bëri një llogaritje për të hyrat dhe shpenzimet e koncesionerit.
“87 tonelata peshk, ashtu siç deklaroi koncesioneri Stavreski, qenë blerë vitin e kaluar. Po qe se ai peshk shitet me çmim mesatar prej 2 eurosh, bëjnë 174.000 euro. Nga anëtarësia vjetore (27 peshkatarë nga 800 euro) fiton 21.600 euro. Për mbrojtje të Liqenit të Prespës, në maj nga shteti mori 15.000 euro apo gjithsej 210.600 euro. Prej kësaj shume, 24.000 euro është koncesioni vjetor. Për blerje të 87 tonelatave peshk, që janë blerë me çmimin më të lartë mesatar prej 1 euro – 87.000 euro. Paga vjetore për 2 rojtarë – 6.000 euro. Pa shpenzime të paparashikuara, koncesionerit i mbesin 93.600 euro në vjet, ndërkaq ai paraqet humbje prej 17.000 eurosh.”
Përveç kësaj, “87.000 euro që i fitojnë peshkatarët për 87 tonelatat peshk të shitura, kur të ndahen në 27 peshkatarë, për secilin prej tyre mbesin 3.200 euro. Prej tyre, koncesioneri u merr edhe mjete për sigurim dhe TVSh për peshkun e shitur. Ndërkaq, ato 1.000 eurot që mesatarisht kushton pajisja për peshkim dhe 400 euro për karburant janë në harxhim të tyre. Në fund, për peshkatarin mbesin më pak se 1.000 euro në vjet. Arsyeja e vetme pse peshkatarët i pranojnë këto kushte është se ia dalin mbanë të lënë anash një pjesë për peshqve të gjahtuar dhe t’i shesin vetë.”
Banorët e Prespës janë të revoltuar sepse peshku është burimi i vetëm shtesë që shteti me koncesion ua shkurton me qëllim që të profitojnë vetëm një pjesë e caktuar njerëzish. Bashkëbiseduesit tanë pyesin se si Qeveria planifikon t’i zhvillojë meset rurale kur ua prish çdo burim të ekzistencës.
Për këtë arsye, po kërkojnë të zbatohet sistem koncesimi si në Shqipëri e Greqi, ku peshkatarët i paguajnë shtetit një shumë të caktuar që pastaj të munden të gjahtojnë peshq dhe pastaj ta sheshin ku të duan. Në këtë mënyrë zhvillohet turizmi në të gjitha vendbanimet përbri liqenit në këto dy shtete, ku ka zgjedhje të madhe peshqish në objektet hotelerike, që nuk është rasti edhe në Prespë, që nuk ka asnjë objekt hotelerik që ofron peshk.
“Nuk ka zonë industriale, nuk ka fabrikë, nuk ka jetë kulturore, molla po shitet me çmim shumë të ulët, e tani na u mor edhe liqeni, që është pasuri natyrore e përbashlët, pa pyesim pse të jetojmë këtu? Pse të mos shpërngulemi në qytete apo jashtë Maqedonisë dhe në atë mënyrë ta vazhdojmë trendin e rënies së vazhdueshme të numrit të banorëve? Nëse më parë në një klasë në shkollën e fshatit Lubojnë kishte 30 nxënës, sot numri i nxënësve nga klasa e gjashtë e deri në klasën e nëntë është 60 nxënës”, thonë bashkëbiseduesit tanë prespanë të shqetësuar e të tërbuar.