Bota Sot shënon 21 shkurtin, i shpallur nga UNESCO si Ditë Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare gjatë seancës së 30-të të Konferencës së Përgjithshme në vitin 1999.
Në vitin 2000, 21 shkurti promovohet edhe si Ditë e Diversitetit Gjuhësor dhe Kulturor dhe Shumëgjuhësisë.
CIVIL – Qendra për Liri konsideron se kujdesi ndaj gjuhës amtare është detyrë dhe sfidë për çdo qeveri të përgjegjshme dhe se gjuhët, në përgjithësi, përfaqësojnë thelbin e identitetit të grupeve etnike dhe individëve, por edhe të bashkëjetesës së tyre paqësore. Gjuhët janë zemra e mbarë jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Thënia se “sa gjuhë njeh – për aq njerëz vlen”, në praktikë dëshmohet çdo ditë, ndërsa njohja e gjuhëve të bashkëqytetarëve të etnive së ndryshme është edhe një faktor i fuqishëm në ndërtimin e urave dhe tejkalimin e dallimeve në Maqedoni, në Ballkan, kudo ..
Për nevojat e projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë”, CIVIL e botoi afishen informative për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike në gjuhët amtare të qytetarëve që jetojnë në vend.
Në maqedonisht dhe shqip, në gjuhët serbe, rome, vllehe dhe turke.
CIVIL – Qendra për Liri dhe do të vazhdojë të avokojë për përfaqësimin e gjuhëve që fliten nga qytetarët e Maqedonisë, sepse përmes njohjes së gjuhëve, njihet edhe kultura e bashkësive etnike.