Fondacioni Fridrih Ebert dhe Civil – Qendra për Liri do të shënojnë Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale me ngjarjen “Drejtësi sociale tani!”, në të cilën do të mbahet video projeksion i dëshmive të viktimave të padrejtësisë sociale në Republikën e Maqedonisë në dy vitet e fundit. Projektimi dhe diskutimi do të mbahen të shtunën, më 20 shkurt, në hotelin City Park në Shkup, duke filluar në orën 12.
Përpos video projeksionit, i cili do të zgjasë rreth gjysmë ore, organizatorët do të hapin diskutim për të gjeturat prej hulumtimeve në terren, për abuzimin e grupeve të prekshme sociale në kontekst zgjedhor dhe aspekte të tjera të drejtësisë sociale në vend, e poashtu do të paralajmërojnë ngjarjet dhe aktivitetet në temën e drejtësisë sociale në Maqedoni.
Të ftuar janë mediet, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët e qytetaret të interesuar.