CIVIL – Qendra për Liri dhe katër organizata të shoqërisë civile do të ndërtojnë një platformë të përbashkët për monitorimin e zgjedhjeve, bashkëpunim dhe komunikim.
Në konferencën për shtyp që mbahet nesër në hotel “Duvel” në Shkup në ora 12, do të marrin pjesë Shoqata Qytetare MOST, Instituti i Studimeve të Komunikimit, Transparensi Interneshnel – Maqedoni, Qendra për Analiza Ekonomike dhe Civil – Qendra për Liri, ndërsa përfaqësuesit e organizatave do të nënshkruajnë “Memorandumin e bashkëpunimit për monitorimin e procesit demokratik në Maqedoni”.
Qëllimi i Memorandumit është që të krijohet një platformë transparente dhe gjithëpërfshirëse për bashkëpunim dhe komunikim, e bazuar në Deklaratën e parimeve globale për vëzhgim të paanshëm dhe monitorim nga organizatat e shoqërisë civile.
Në këtë mënyrë, OJQ-të do të bashkëpunojnë ngushtë për të ruajtur të drejtat e votuesve dhe pjesëmarrësve politike, me paanësi të rreptë dhe pa diskriminim.