Kategoritë

TEVDOVSKI Buxheti për vitin 2018 do të miratohet në kohë

Ministri i Financave Dragan Tevdovski pret që buxheti për vitin 2018 të  miratohet në kohë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të kryejnë debatin në komisionin amë të Kuvendit. 

“Besoj fuqishëm se buxheti do të miratohet. Shoh se është bllokuar puna e Komisiont. Për mua është e rëndësishme që të ketë debat, ndërsa personalisht do të isha i lumtur nëse në seancën e komisionit  vjen edhe opozita”, theksoi Tevdovski pas eventit përfundimtar të BE, projektit i cili mundëson krijimin e një aplikacioni elektronik për pagimin më të thjeshtë të tatimit të të ardhurave personale.

Burimi: MIA

Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.