Kategoritë

PLATFORMË “Ohrid SOS” me mesazh deri te kryetari i ardhshëm

Shoqata “Ohrid SOS”, sot u drejtua deri tek gjithë kandidatët për kryetar të komunës nëpërmjet “Platformës për Ohër të gjelbër dhe bashkëkohor”. Platforma përmban kërkesa të cilat në rast të përmbushjes do të thotë përparim të Ohrit, mbajtjen e të rinjve në vend, dhe gjithashtu, ruajtjen e një gjëje kryesore që e bënë Ohrin qendër turistike – natyra e mrekullueshme dhe e veçantë.

“Presim nga kandidatët të cilët premtojnë jetë më të mirë për banorët e Ohrit që pa kushte të lidhen me përmbushjen e kërkesave tona, pasi që këto janë kërkesa të çdo qytetari të Ohrit që dëshiron të jetoj i lumtur dhe i plotësuar si dhe të ndjehet krenar me qytetin e vet. Këto janë kërkesa të cilat do të përparojnë jetën dhe do të krijojnë bazament për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit”, qëndron në deklaratën e “Ohrid SOS”.

 

Sipas shoqatës, menaxhimi me komunën, gjatë periudhës së kaluar, ka shkuar në drejtimin i cili e ka vendosur në pikëpyetje ardhmërinë e Ohrit në përgjithësi.

 

“Presim që “babai” i sapo emëruar i qytetit të udhëheq me Ohrin e shekullit 21, ku fitimi ekonomik do të vë themelet në mbrojtje dhe jo në degradim të resurseve, ku aplikimi i teknologjive bashkëkohore dhe ekologjia do të shërbejnë si shembull botërorë për sukses. Gjithashtu, përzemërsisht e inkurajojmë për udhëheqje të hapur dhe të ndershme me komunën, vetëm duke u bazuar në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm”, thonë nga “Ohrid SOS”.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.