Kategoritë

KOLUMNË “Jetë për të gjithë”, përveç për foshnjat?!

Shkruan: Sasho Ordanoski

Në shtete normale, kur tu vdesin 130 foshnje për më pak se dhjetë muaj në spitalin shtetëror gjinekologjik dhe obstetrikë, prolongohen të gjitha aktivitetet dhe ky problem zgjidhet URGJENTISHT dhe pa PROLONGIM! Vetëm në Maqedoni mund të ndodh që ministri përkatës (i shëndetësisë) të futet në fushatë të re zgjedhore, ndërkohë që ka krizë të kësaj përmase në resor, dhe njëkohësisht të shpresojë se do të fitojë në zgjedhje! Dhe vetëm në Maqedoni kryeministri premton DONACIONE shëndetësore, nga bina në tubim parazgjedhor – pafytyrësi plotësuese populliste “mitingashe” është ajo që ai do ta bëjë me paratë e fituara nga shitja e majbahut të Grujos!

Pra, çfarë “Jetë për të gjithë” premton Zaevi nëpër tubime, ndërkohë që na/i vdesin foshnjet nëpër inkubatorë shtetërorë sikur miza vere?! Dhe cilat janë ato prioritete tjera në vend, për të cilat Ministria përkatëse nuk mundet t’i marrë – pa tender! – aq inkubatorë të ri (20, 50, 100) sa nevojiten. Në fakt, pse DJE, me emergjencë dhe pa prolongim nuk u morën ato aparate të nevojshme?!

Më në fund, vetëm në Maqedoni për këtë ASKUSH nuk përgjigjet, dhe mendoj se së paku pesë-gjashtë persona nga kuadri i shëndetësisë në 11 vitet e kaluara të pushtetit të kaluar, duhet dikush ti ftojë të japin përgjigje për këtë çështje. Nuk e di pse, por i pari që më kujtohet është Nino Todorov.

Për gjendjen e keqe me shëndetësinë publike në Maqedoni, objektivisht nuk ka fajtor tjetër përveç VMRO -DPMNE, sipas logjikës së faktit të sundimit dhjetëvjeçar sovran me shtetin. Bënin si dëshironin. Pa kufizime, as për para, as për politika, as për moral. Nëse Gruevskit i “pordhej” ose gjyshe Nada ëndërronte të bëjë aeroport në parkingun e Qendrës klinike, për këto do të gjendeshin edhe ekspertë të cilët do ta mbronin projektin dhe miliona euro dhe kompani për prokurimin e motorëve për raketa dhe ndonjë ahmak për drejtor dhe ndonjë (sh)prift për gur-themel, ndërsa Siteli dhe Kanal 5 do të transmetonin drejtpërdrejt prerjen e shiritit të kuq nga hapja e edhe një projekti të pakuptimtë të asaj qeverie.

Heeeej, për rrotë panoramike u ndanë 20 milionë euro, e pas vetes lanë sistem shëndetësor të shkatërruar.

Pra, unë kam një propozim: për arsye se, ja, haptazi dyshoj se edhe LSDM me partnerët e koalicionit do të jetë e aftë për rregullimin e shëndetësisë, vallë nuk ka ardhur koha të kërkojmë ndihmë serioze të huaj për këtë? Për fillim, të paguajmë ndonjë ekipe solide të “Pribe-s” shëndetësor, i cili për disa muaj do t’i regjistrojë gjendjet dhe do të na e përplasë të vërtetën në fytyrë, atë që ne nuk duam ta shohim sepse në shëndetësinë publike kemi gjendje akute të lidhjes së zorrëve korruptive-politike?

Mendoni: edhe sa foshnje do të duhet të na vdesin që të arrini te kjo e imja?

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.