Kategoritë

KOLUMNË Zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale?

Shkruan: Sasho Ordanoski

Aq sa unë kuptoj në përrallën për kthimin e shtetit juridik në Maqedoni, ekzistojnë indicie të fuqishme se presidenti i mëparshëm i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski ka kryer vepra të rënda penale në lidhje me disa lloje të keqpërdorimit të pozitës së tij.

Nëse gjykohet sipas nervozitetit të tij, Pançevski e ka të qartë se hetimet zhvillohen në drejtim të vërtetimit serioz të akuzave të këtilla, jo vetëm me dëshmi materiale të mbledhura në zyrën e tij gjatë kërkimit në zyrën dhe në banesën e tij, por edhe me dëshmitë e atyre nën Pançevskin, të cilët do t’i “këndojnë” të gjitha aktivitetet që, eventualisht janë zbatuar në atë drejtim, me udhëzimet e tij dhe “përgjegjësisë komanduese”. Sepse, edhe “zogjtë” e thjeshtë (në fakt, sidomos ata!) nëpër “degët” e ndryshme të Familjes e kanë të qartë se nuk ka këshillë më të mirë që mund ta pranojnë nga avokatët e tyre, nga këshilla – menjëherë dhe pa prolongim të bashkëpunojnë me PSP, sinqerisht të kujtohen dhe të rrëfejnë çdo gjë që dinë dhe nëse duhet, të kërkojnë edhe mbrojtje për atë bashkëpunim me drejtësinë.

T’u them drejtë, gjatë verës isha i ftuar, në rol të dëshmitarit, në dëgjim që zgjati dy orë nga ana e Prokurorëve të PSP, për njërin nga rastet që i udhëheqin, dhe jam i lirë tu informoj se kjo përvojë edhe kur nuk je i akuzuar, nuk është e këndshme. Përkundrazi.

Sipas këtij drejtimi të logjikës, Pançevski do të ngec seriozisht. Të paramendojmë se edhe një nga rastet për të cilat do të jetë i akuzuar edhe në mënyrë formale, do të jetë për dhënien e sekreteve zyrtare deri te Presidenti Gjorge Ivanov (edhe te tjerë?) në procesin e keqpërdorimit të pozitës së tij, kuar ai, Ivanovi, ndante dhe tërhiqte falje dënimesh. Siç është e njohur, nga këto veprime të Presidentit pasojat nuk ishin vetëm politike – destabilizim i drejtpërdrejtë i vendit, siç ishte roli i tij në ngjarjet në “Lagjen e Trimave” dhe qëllimi të shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend në “Natën e thikave të gjata” më 27 prill – por në një rast, në atë me Kosta Krpaç, veprimet e këtilla është e mundur që ne mënyrë esenciale të kanë ndikuar mbi fundin tragjik të Krpaçit, për vdekjen e të cilit opinioni ende pret kualifikim të qëndrueshëm për atë nëse bëhet fjalë për vrasje ose për vetëvrasje.

Mendoj se, nëse vjen deri te akuza penale, edhe vetë Pançevski në një moment do t’i dëgjojë këshillat e avokatëve të tij, dhe me fjalët e veta, bukur dhe me hollësira, do të shpjegojë se si është zbatuar ky komunikim joligjor me Ivanovin. Nëse është realizuar. Dhe është e realizuar. Me siguri, Pothuajse me siguri.

Çfarë bëjmë atëherë me Ivanovin? Do të pritet të mbarojë “paçiada” dhe “pastrmajliada” e findit e këtij sezoni, e t’i shtrëngohet një impiçment, ose do të pritet të kryhet “drama” me pranimin tonë në NATO, e të shihet “halitja” e tij, e t’i shtrëngohet impiçment? Ose jo?