Kategoritë

ARSIM Dita botërore e mësuesve: Edukimi i bartësve të rinj të ndryshimeve shoqërore

Në shenjë të kujtesës për 5 tetorin e vitit 1996, ditën kur u miratua Rekomandimi i Organizatës Ndërkobëtare të Punës – MOT dhe UNESCKO, në lidhje me statusin e mësuesve/arsimtarëve, në vitin 1994 kjo ditë u shpall si Dita Botërore e mësuesve.

Education International – EI, Unioni Ndërkombëtar i sindikatave në fushën e arsimit, me seli në Bruksel, kontribuon për njohjen dhe shënimin e kësaj dite nëpër gjithë botën.

Dita Botërore e mësuesve këtë vit shënohet nën moton “Mësim në liri, forcim i arsimtarëve” (Teaching in Freedom, Empowering Teachers).

Mësuesit kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve përmes kontributit të tyre në arsim dhe edukim, përmes mentorimit, motivimit dhe afirmimit të diturisë që ua përcjellin fëmijëve. Mirëpo roli i tyre i pedagogëve dhe edukatorëve është e rëndësishme edhe në rolin e miqve të nxënësve dhe mbrojtësve të zhvillimit kreativ dhe intelektual të gjeneratave të reja.

Mirëpo, kur shkollat  shndërrohen në terren për ndërtimin e aleancave poltike -partiake, ku në vend të arsimit interaktiv mësohet propagandë dhe trajnohen gjenerata të dëgjuesve, Dita botërore e mësuesve duhet të shërbejë edhe si vërejtje për rolin e rëndësishëm të mësuesve për formimin bartësve të ardhshëm të ndryshimeve shoqërore. Dhe se sa ajo punë e tyre nënkupton sakrificëm përkushtim dhe besnikëri ndaj profesionit dhe ndaj edukimit të gjeneratave të reja.

Për fat të keq, në Maqedoni ditë e më tepër mësuesit e keqpërdorin pozitën e tyre. Në vend të përkushtimit ndaj nxënësve, përkushtim ndaj partisë. Në vend të “ikjes” së nxënësve nga orët, arsimtarët mungojnë dhe i lënë nxënësit vetë të shkollohen dhe edukohen.

Dhe derisa në botë, arsimtarët për çdo ditë përballen me përparimin teknologjik dhe qasjes së lehtë deri te informatat dhe janë në luftë të vazhdueshme për ruajtjen e integritetit dhe rëndësisë së punës së tyre, përmes interakcionit të zmadhuar në procesin e mësimit, arsimtarët e Maqedonisë në numër të madh luftojnë me agjitimin politik në bankat shkollore, nga njëra anë, dhe me luftën e përditshme në çrrënjosjen e partizimit dhe ndikimit të dëmshëm në shkolla.

Dhe derisa një pjesë e arsimtarëve zhvillojnë fushatë partiake “nga dera në derë”, dhe kanë mbledhje partiake dhe aktivitete në orar të punës, nxënësit, sipas parimit të njëjtë dhe “shkolla”, mbajnë info stenda dhe shpërndajnë material propagandues…

Civili ua uron Ditën Ndërkombëtare të mësuesve të gjithë punëtorëve në arsim, dhe i mbështet mësuesit/arsimtarët në angazhimet e tyre për arsim më të mirë, më kreativ, më inovativ, dhe politikisht të pakorruptuar.