Kategoritë

KOLUMNË Të armatosur deri në dhëmbë, e vdesin si miza

Shkruan: Sasho Ordanoski

Statistikë e pastër: Në SHBA ka më tepër copë armë në pronë civile, sesa numri i banorëve, duke i përfshirë edhe foshnjat e sapolindura. Në SHBA numri i armëve është i trefishuar në 15 vitet e fundit, me nga 15 milionë copë të prodhuara ose të importuara në treg, në nivel vjetor.

Në top listën e vendeve për nga civilë të qëlluar me armë – lideri i të cilave është Kolumbia, para vendeve si Venezuela, El Salvador etj. – SHBA gjenden në vendin jo aq të famshëm, të 12, për një “qime” pas Burundit, shtet afrikan në të cilin Stejt Departmenti amerikan me vite ua tërheq vëmendjen amerikanëve të mos udhëtojnë për shkak të rrezikut nga lufta shumëvjeçare e atjeshme. Sipas statistikave, numri i viktimave në vrasje masive në SHBA, rritet në mënyrë rapide në dhjetë vitet e fundit.

Amerikanët rrahin civilë nëpër shkolla, qendra tregtare, rrugë, parkingje, akademi ushtarake, restorante, koncerte muzikore…Sa për ilustrim, sipas “xhaxhi Internetit”: vetëm në Çikago ( vendi i tretë sipas madhësisë në SHBA, me afër 10 milionë banorë dhe mbi 50 milionë turistë në vit) në vitin 2016 ka pasur 762 vrasje dhe 3.550 incidente të armatosura, me 4.331 të lënduar në aksione të armatosura.

Është pothuajse më sigurt të dilet të dielën në treg në Kabul, sesa të shëtisni për akullore në Çikago. Në Amerikë është më lehtë të blini pushkë gjysmë automatike, sesa të regjistroheni në grup valltarësh. Më shumë fëmijë amerikanë marrin dhuratë revole për nisje në klasë të parë, sesa fletore me vija të ngushta dhe të gjëra.

Mendoni se e teproj? Jo, më interesantja vijon tani: pavarësisht nga gjitha këto statistika të hatashme dhe numrit të viktimave në vrasje të pakuptimta masive, në SHBA, sipas statistikave të fundit në disa vitet e fundit, rezistenca kundër ashpërsimit të rregullores ligjore për posedim dhe mbajtje të armëve, së paku atyre gjysmë-automatike, shpesh edhe me karakteristika luftuese ushtarake! Me fjalë tjera, mund të thuhet se gjysma nga amerikanët mendojnë dhe ndjehen më të sigurt nëse çdo kush shëtit me “nëntëshe të gjatë” të ngjitur për beli, sesa nëse askush nuk mban armë. Tingëllon absurde, por kështu është puna. Asgjë për tu habitur atëherë që asociacioni amerikan për armë është një nga lobi  grupet më ndikuese dhe më të fuqishme në shtet, pasi që atje me siguri për herë të parë është përdorur baroti për shkopinj xixëllues!

Një nga reagimet zyrtare të kabinetit të Trampit pas vrasjeve shokuese masive të djeshme në Las Vegas, është se “është herët të flitet” për vendosjen e kufizimeve më të ashpra ligjore për posedimin dhe mbajtjen e armëve. Në vend të kësaj, u ofrua ngushëllim presidencial dhe lutje për të ndjerët.

E tani, më thoni se nga dhe për çfarë së pari të më dhimbsen amerikanët?