Kategoritë

ROKADA Sela: Me Taravarin drejtë fitores

“E mbështes kandidaturën e Arben Taravarit për kryetar të Komunës Gostivar, për arsye se në zgjedhjet e ardhshme vendore, do të shkojmë me kuadrot më të mira që të fitojmë”, tha për CIVIL Media, Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ( më heret i LR-PDSH).

Ai theksoi se Taravari është sekretari i përgjithshëm i partisë, dhe se është mirë që një person me cilësi të larta siç ështëai, do të kandidohet për vendin e kryetarit të Gostivarit.

Në pyetjen se kush do ta merr pozitën e tanishme të ministrit për shëndetësi d-r Arben Taravari, ai u përgjigj se për zëvendësimin e tij do të vendoset në Këshillin qendror, që duhet të mbahet së shpejti.

“Tani nuk mund të them se kush do të jetë në vendin e Taravarit, për këtë do të vendosë partia në Këshillin qendror”, shtoi Sela.