Kategoritë

KOLUMNË DRAMË NË LSDM

Shkruan: Sasho Ordanoski

Drama nëpër të cilën po kalon LSDM tre muaj pas formimit të Qeverisë, është dramë e politikës së tyre kadrovike. Disa njerëz të mençur kanë thënë se në politikë edhe nuk ka diçka tjetër përveç, në fakt, politikës së personelit, sepse, me çfarë njerëz do të rrethohesh, ashtu edhe do të mbarosh. Pas njëqind ditë në pushtet, pakënaqësia nga politika e personelit, të cilën nëpër negociata të ndërsjella, e udhëheqin Zaevi dhe Shekerinska ( e pastaj edhe me tërë kakofoninë qeverisëse), është e madhe: partia u digjet në eshalone të ndryshme, opinioni po zbavitet ose iritohet me zgjidhje kadrovike“nga e para- në rikverc”, në vende të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme, nëpër sektore të tëra ( për shembull në shëndetësi), dëshpërimi është ndjenjë pothuajse dëshpëruese, ndërsa me qindra motorë të regjimit të Gruevskit, tani të liruar nga mobingu i vazhdueshëm psikologjik dhe kriminel para të cilit ishin të ekspozuar për një dekadë të tërë nga VMRO – partia e tyre, akoma janë  rehatshëm të ulur nëpër ulëse të ndryshme shtetërore, mbi të cilat vendosin për para, politika, udhëtime zyrtare dhe angazhime pune… Për bukuri!

Mbi të gjitha, tani arrijnë edhe listat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë për zgjedhjet vendore, të cilat çdo herë dhe në çdo parti kanë qenë rast i jashtëzakonshëm për luftë  brendapartiake, e të cilat LSDM edhe kësaj here si duket do t’i krijojë sipas modelit të Gruevskit: Si të thotë babi ( dhe mami!) – që do të thotë se anëtarësia dhe parimi i meritave dhe kualifikacioneve të punës do të pyeten më pak, ndërsa më tepër – interesi i fraksionit në udhëheqësinë e partisë. Hmmmm… Vetëm t’u përkujtoj se procesi i “ buzlevizimit” i LSDM në fund të viteve të nëntëdhjeta, nën udhëheqësinë e Cërvenkovskit, i shkaktoi partisë humbje katastrofike në zgjedhjet e vitit 1998, humbje nga e cila social – demokratët ( edhe Maqedonia) deri në ditën e sotme nuk mund të marrin veten në tërësi.

Për shembull, mua nuk më hyn në kokë se si bëhet që një mekanizëm politik – partiak si LSDM, vetëm disa javë para zgjedhjeve, të mos dijë se cili është kandidati i tyre për kryetar të Shkupit?! …Ky person duhet të dihet së paku me muaj, nëse jo edhe me vita para, veçanërisht për një parti e cila asnjëherë, pas pavarësimit e deri tani, nuk ka qeverisur me kryeqytetin e shtetit ( ose ndoshta pikërisht për këtë arsye)!  Vizionet personale, politike, kulturore, të biznesit, dhe vizione tjera, dhe lidhjet e kandidatit për kryetar të Shkupit, qoftë grua ose burrë, janë çështje për të cilën qytetarët e ulëses kryesore të shtetit, kanë të drejtë të dinë shumë më herët se njëzet ditë në një “mule- gutu” fushatë zgjedhore. Ja pra, te VMRO, ai kandidat përsëri është “hausmajstori” i shtëpisë – Koce, dhe nuk ka njeri nga Shkupi i cili nuk ka mendim të formuar – Koce, nëse pyetem unë, ai mund ta qëndrojë në shtëpi gjatë tërë fushatës zgjedhore, sepse  mendja e tij dhe perimetri – lopatë janë të njohura deri në imtësira të dhimbshme. Kështu, ne vend se të merremi me botëkuptime eventuale qytetare  të kandidatit të LSDM për kryetar të Qytetit të Shkupit, opinioni do ta kalojë tërë fushatën zgjedhore në ndeshje të pista nëpër rrjetet sociale, duke spekuluar për kuzhinat brendapartiake në partinë qeverisëse. Këtë film të ligë në LSDM e shohim  tridhjetë vite me radhë.

Kjo më përkujton në barcoletën me rabinin çifut, kur e kanë pyetur se si është gjendja në vendin e tyre? “Gud!”, thotë rabini. E, a mund të na tregoni më hollësishëm? “ Not gud!”… Kështu disi edhe me LSDM-në.