Pas publikimit të informatës se qeveria e vjetër, e udhëhequr nga VMRO – DPMNE, ka shpenzuar mbi 800.000 euro për qindra persona që kanë pranuar rrogë, e nuk kanë shkuar në punë, ekipi i CIVIL Media sot i pyeti qytetarët e Shkupit: A duhet të merrt rrogë, e të mos shkohet në punë? Përgjegjet e qytetarëve ishin se “kështu nuk ka askund”, se nuk është e drejtë, ndërsa për vendimin e Qeverisë së VMRO-DPMNE të ndajë rroga për (jo) punëtorë, vlerësonin se do të duhet të përgjigjen punëdhënësit, ndërsa (jo)punëtorët do të duhet t’i kthejnë rrogat.
“Do të duhat të përgjigjen edhe ata që kanë dhënë edhe ata që kanë marë para, e nuk kanë punuar fare. Paratë duhet t’i kthejnë me kamatë” , thotë një qytetar.
Një bashkëbisedues tjetër na tha: “Edhe mua po të jepnin rrogë, do ta merrja. Duhet të përgjigjen ata që kanë dhënë para”.
Për një qytetar tjetër pyetja e CIVIL Media është “e marrë”, në anketë ai thotë: “Mos më provoko, kuptohet se para nuk merren nëse nuk punon asgjë!”.
Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Daniela Niseva