Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist që ndodhi në Banjskë vitin e kaluar, ishte një replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës.
Konjufca në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane” tha se trupat paramilitare serbe, të trajnuar nga ushtria serbe, të pajisur me arsenal luftarak të Ministrisë serbe të Mbrojtjes si dhe me zbatimin e aspiratës për ta ndarë Kosovën, e synuan në mënyrë të hapur dhe luftarake, aneksimin e pjesës veriore të Kosovës.
Konjufca tha se për ata që nuk e shohin të mirëqenë krahasimin e Serbisë me Rusinë, edhe në metoda, edhe në qëllime, zakonisht po e përmendin faktin që Serbia po çon armë në Ukrainë, por këtu ai tha se anashkalohet fakti që deri tash, Serbia nga ky biznes i fitoi mbi 1 miliardë euro, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Konjufca shtoi se Serbia i ka shërbyer politikisht Rusisë në luftën e saj për destabilizimin e Evropës duke e mbajtur Ballkanin në tension përmes aspiratave të saj të hapura, të paktën në tri shtete ku Perëndimi ka investuar shumë për fuqizimin dhe demokratizimin e tyre: Kosovë, Bosnjë Kosova dhe Mali i Zi.
“As Rusia nuk ka hequr dorë nga bota ruse, dhe as Serbia nuk ka hequr dorë nga bota serbe. Sulmi terrorist që ndodhi ndaj Kosovës në Banjskë vitin e kaluar, ishte një replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Trupat paramilitare serbe, të trajnuar nga ushtria serbe, të pajisur me arsenal luftarak të Ministrisë serbe të Mbrojtjes si dhe me zbatimin e aspiratës për me e nda Kosovën, e synuan në mënyrë të hapur dhe luftarake, aneksimin e pjesës veriore të Kosovës me ç’rast në mbrojtje të sovraniteti, integritetit dhe sigurisë së Kosovës në luftë me këtë grup pa e dha jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Për ata që nuk e shohin të mirëqenë krahasimin e Serbisë me Rusinë, edhe në metoda, edhe në qëllime, zakonisht po e përmendin faktin që Serbia po çon armë në Ukrainë, por këtu anashkalohet fakti që deri tash, Serbia nga ky biznes i fitoi mbi 1 miliardë euro, prandaj këtu nuk flitet për kurrfarë donacione, por për një veprimtari e cila unë jam i bindur që para se të bëhej është koordinuar plotësisht me Federatën Ruse. Dualizmi është armë e njohur e Serbisë në arenën ndërkombëtare për realizimin e interesave të veta, por po aq është i njohur edhe fakti që Serbia, kurrë në historinë e saj nuk ka qenë një kështjellë në të cilën është mbrojtur Perëndimi, në të cilën është mbrojtur demokracia perëndimore sepse pas çdo lufte pavarësisht si është sjellur Serbia, ajo gjithmonë ka përfunduar në anën e Rusisë. Në këtë luftë të Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit të vet, Serbia nuk është një aleat i Ukrainës, por thjesht po përfiton nga kjo situatë, Serbia nuk e ka dënuar asnjëherë agresionin e Serbisë mbi Ukrainën, nuk ka pranuar as ti vendosë sanksione dhe ka shërbyer haptas si një fasilituese e Rusisë për barballimin e këtyre sanksioneve, duke e kthyer Beogradin në një kryeqytet të dytë të Rusisë brenda Evropës, ky kryeqytet dhe qytetet tjera të Serbisë janë kryer në një strehë të sigurtë edhe të shumë diplomatëve të dëbuar nga vendet perëndimore e të shpallur non grata.
Serbia i ka shërbyer politikisht Rusisë në luftën e saj për destabilizimin e Evropës duke e mbajtur Ballkanin në tension përmes aspiratave të saj të hapura, të paktën në tri shtete ku Perëndimi ka investuar shumë për fuqizimin dhe demokratizimin e tyre, Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi”, tha Konjufca.