CIVILi njoftoi se e fillon projektin “Gazetaria rezistuese në luftë kundër dezinformimit dhe propagandës”, në kuadër të të cilit nga data 5 deri më 10 dhjetor do të mbahet një seminar për gazetare dhe gazetarë. Projekti zbatohet në partneritet me organizatën gjermane Youth for Media (youth4media). Puna e seminarit do të rezultojë me më shumë tekste dhe video artikuj me temë dezinformim dhe propagandë, të cilat do të jenë në dispozicion për publikim nga të gjitha redaksitë që do të marrin pjesë në këtë projekt.
Ligjërues dhe prezantues do të jenë profesionistë dhe ekspertë të dalluar të medias nga Gjermania dhe Ukraina, si dhe nga vendi ynë. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Regjistrimet për pjesëmarrje në seminar nisin sot dhe zgjasin deri më 1 dhjetor, ora 17.00. Gjuha e punës e seminarit do të jetë angleze.
Organizatorët njoftojnë se pas këtij seminari do të hapet mundësia për bashkëpunim të mëtejshëm me platformën mediatike të CIVILit, si dhe me media të tjera në rajon dhe në vendet e BE.
Të interesuarit duhet të plotësojnë Aplikacionin për Pjesëmarrje (VEGËZA).
Ndiqni CIVILIN