Pasi Qeveria dje e miratoi tekstin e Marrëveshjes për bashkëpunim afarist-teknik, me të cilin rregullohen të drejtat e ndërsjella të prodhimit të ngrohjes Balkan Enerxhi (BEG) dhe Elektranat e Maqedonisë së Veriut (SHA ESM) prej sot ESM duhet të marrë përsipër menaxhimin me energjinë ngrohëse “Në pajtim me këtë marrëveshje, BEG do ta vendos në menaxhim të SHA EMV tërë punën e saj afariste deri në ditën e lidhjes së kësaj marrëveshje, ndërsa nga dita e lidhjes së kësaj Marrëveshje do t’i japë pëlqim SHA EMV-së që të menaxhojë me të gjitha aktivitetet afariste të BEG, me të gjitha llogatirë e transaksionit, si dhe me llogarinë për dedikim, të cilën BEG do ta hapë ekskluzivisht për nevojat e kësaj Marrëveshjeje për bashkëpunim afarist-teknik”, thuhet në kumtesën qeveritare.
Qeveria në seancën e katërt të djeshme ka miratuar edhe Vendimin për sigurimin e sasive shtesë të energjisë ngrohëse në kushtet e krizës në furnizimin me energji ngrohëse “Me këtë vendim, sasitë shtesë të energjisë ngrohëse do të sigurohen nga prodhimi vendor me lidhjen e marrëveshjeve për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet kryerësve të aktiviteteve energjetike në tregjet energjetike, siç janë marrëveshjet për bashkëpunim teknik afarist ndërmjet Shoqërisë aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronë shtetërore Shkup, Shoqëri për prodhimin e energjisë ngrohëse Prodhimin e ngrohjes Ballkan Enerxhi SHKPNJ Shkup, Shoqëri për distribuimin e energjisë ngrohëse Distribuim me ngrohje Ballkan Enerxhi SHKPNJ Shkup, Shoqëri për furnizim me energji ngrohëse Furnizim me ngrohje Ballkan Enerxhi SHKPNJ DHE Shkup SHA Sever AD Shkup , për të garantuar siguri në furnizimin me energji ngrohëse , theksohet në kumtesë. Mjetet financiare të nevojshme për realizimin e obligimeve nga ndërmarrja e masës nga ky vendim i Elektranave të Maqedonisë së Veriut sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Qeveria ka miratuar edhe Vendim për miratimin e mjeteve financiare për ballafaqim me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike, me të cilin miratohen mjete financiare në vlerë prej 615 milionë denarë të SHA Termocentralet e Maqedonisë së Veriut në pronë shtetërore – Shkup. “Këto mjete SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronë shtetërore – Shkup, do t’i shfrytëzojnë ekskluzivisht për realizimin e masave për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe për sigurimin e mazutit dhe mjeteve tjera të nevojshme dhe kushteve për vazhdimin e prodhimit të energjisë elektrike nga TEC Negotinë, për të përballuar krizën në furnizimin me energji elektrike, kumtoi Qeveria. Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë tha se energjia elektrike dhe ngrohja në Shkup janë dy temat në të cilat po fokusohen në këtë periudhë dhe se do të bëjnë gjithçka që qytetarët të kenë radiator të ngrohtë.
“Ne kemi pleq, kemi fëmijë, kemi të sëmurë dhe nuk mund t’i lini pa ngrohje dhe ne nuk i lamë. VMRO-DPMNE kritikon pa të drejtë dhe nuk përmend se BEG (Balkan Energy Group) është bërë në vitin 2012 ashtu siç është, por kjo është punë e Prokurorisë Publike, tha kryeministri Kovaçevski në “Vetëm intervistë” për Kanal 5. Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi siguron se ngrohja do të zgjatet deri një orë pas mesnate dhe se nuk do të ketë ulje të temperaturës së ngrohjes. Në përputhje me vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në fushën e energjisë termike, do të injektojmë mjete shtesë në ESM.
ESM nga nesër do të menaxhojë furnizimin me BEG, BEG distribuimin dhe BEG prodhimin në mënyrë që qytetarët e qytetit të Shkupit të furnizohen vazhdimisht dhe të sigurt me energji ngrohëse deri në fund të sezonit të ngrohjes, tha Bekteshi dje, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Marrëveshja mes ESM dhe BEG, siç është paralajmëruar, do të jetë në dispozicion të publikut.