Masat për zbutje të pasojave nga rritja globale e energjisë elektrike filluan prej vitit të kaluar përmes zvogëlimit të TVSH-së për energji elektrike prej 18 në 5 për qind, ndërsa në periudhën e ardhshme do të vijojnë pako e re e masave për mbrojtje të standardit jetësor të qytetarëve.
Këtë sonte e kumtoi kryetari i LSDM-së dhe mandatar Dimitar Kovaçevski, i cili mendon se duhet të bëhet analizë në lidhje me mënyrën mbi të cilën u gjet kjo krizë energjetike.
“Ministria e Financave, ku unë direkt isha i përfshirë, në shenjat e para të rritjes së çmimit të energjensave, menjëherë intervenuam me zvogëlim të shkallës së TVSH-së për energjinë elektrike për amvisëritë dhe për konsumatorët e vegjël prej 18 në 5 për qind. Dhe kur pamë që çmimi i energjisë elektrike nuk ndalet, por përkundrazi po rritet, atëherë filluam me sigurimin e mjete likuide dhe me dhënien e urdhërave te të gjitha kapacitetet prodhuese të lëshohen me qëllim që të sigurohet energji elektrike nga prodhimtaria vendore”, tha Kovaçevski në emisionin debativ “Top Tema” në TV Telma.
Nga ai aspekt, si Qeveri, reagimi ishte i shpejtë dhe në kohë. Sqaroi se TEC Negotinë por riaktivizohet për herë të parë, ajo edhe në të kaluarën ishte riaktivizuar kur ekzistonte një krizë energjetike më e vogël, me qëllim që të lëshohet në sistem. Këtë herë, thotë ai, është bërë në mënyrë të mirë, lëshimi ishte sinkronizuar mirë dhe nuk kishte pasoja në lidhje me rrjetin e transmetimit të energjisë.
Kovaçevski theksoi se nuk ka dilema dhe se të gjitha vendimet i ka sjellur së bashku me ministrin Fatmir Besimi në bazë të analizave të cilat kanë të bëjnë me lëvizjet afatshkurte dhe afatmesme të faktorëve të cilët ndikojnë në disa tatime. Paralajmëroi se punojnë në zgjidhje gjithëpërfshirëse të qytetarëve nga shtrenjtimet, por edhe që të sigurohet ngrohje qendrore në Shkup.
Shtoi se shteti ka obligim nga Buxheti, i cili mbushet nga qytetarët dhe kompanitë, t’i mbrojë ato kategori të rrezikuara qytetarësh veçanërisht gjatë periudhave të tilla të krizave, se kjo shtetin e bën dhe do të vazhdojë ta bëjë përmes setit të ri të masave të cilat kanë për qëllim ta mbrojnë standartin jetësor të qytetarëve, mes të cilëve janë edhe vendimet për subvencionim të fakturave për energji elektrike, si dhe subvencionimi i dallimit në çmimin e ngrohjes qendrore në Qytetin e Shkupit.
“Ne si Qeveri nuk do të lejojmë qytetarët e Qytetit të Shkupit të mbesin pa ngrohje qendrore edhe pse ngrohja qendrore është shërbim komunal për të cilin kompetencë ka edhe qyteti i Shkupit megjithatë edhe pas konferencave të djeshme dhe të sotme për shtyp të cilat i dëgjuam qyteti i Shkupit nuk planifikon të marrë pjesë në ndihmë në lidhje me ngrohjen qendrore në qytetin e Shkupit”, theksoi Kovaçevski.