Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.
E vetmja pikë e rendit të ditës është debati publik me temën “Propozim- strategjia për barazi gjinore 2021-2026”.
Janë parashikuar fjalime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave Gordana Siljanovska-Davkova, Ivona Paunoviq-Bishevaq nga Zyra e KB-së për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave (UN Women) dhe Svetlana Cvetkovska nga Sektori për mundësi të barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Strategjia për barazi gjinore është miratuar për një periudhë gjashtëvjeçare dhe është dokumenti i katërt strategjik në këtë fushë. Me strategjinë vendoset një kornizë gjithëpërfshirëse me aktivitete për të promovuar barazinë gjinore dhe statusin e grave.