Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, thotë se është i qartë mesazhi nga zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan, Gabriel Eskobar, se prioritet i SHBA-së për Ballkanin është integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Dimitrovi në intervistë për “Utrinski brifing” thekson se amerikanët janë një faktor i rëndësishëm në rajon, por edhe një partner i madh i Evropës në kontekstin e NATO-s dhe natyrisht se Uashingtoni ka ndikim.
“Rajoni është mjaft i lëkundur. Eskobar thotë se në vendin tonë po shkelet instrumenti i zgjerimit, a është ai është real apo jo, tha Dimitrov. Ai shtoi gjithashtu se Eskobari gjatë bisedimeve theksoi se Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm dhe se SHBA-ja mund të ndihmojë.
“Mendoj se duhet të mësojmë nga përvoja, sepse nuk kemi faj që nuk i kemi filluar negociatat. Ne duhet të mbrojmë kombin dhe të mos përhapim shpresa të rreme. Eskobar thotë se përpjeka bëhet gjitnjë e më e madhe tani. Nëse nuk ka negociata integruese, mesazhi është se ju po i zgjidhni probleme kot dhe kjo është shumë serioze për rajonin”, shpjegon Dimitrov. Ai thekson se pritet formimi i qeverisë së re bullgare në mënyrë që bisedimet të vazhdojnë. Lidhur me faktin se Ministria e Punëve të Jashtme bullgare do të marrë populistin Slavi Trifonov, i cili ka qëndrim të ngurtë ndaj vendit, zëvendëskryeministri mendon se nuk duhet folur para kohe. Ai theksoi se edhe pas largimit të Zaevit si kryeministër, i cili la gjurmë të forta në gjithë nismën për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, kursi i vendit do të mbetet i njëjtë.
“Kursi do të qëndrojë. Çdo politikan sjell politikat e veta, me Zaevin u ngjitëm në malin e madh me Marrëveshjen e Prespës. Si vend jemi para një udhëkryqi, do të bëjmë gjithçka që të dalim me dinjitet nga kjo telashe që ka potencial të ndryshojë atmosferën në të gjithë rajonin, por fatkeqësisht nuk e përjashtoj edhe një zgjidhje negative”, thotë Dimitrov.
Lidhur me deklaratat që vijnë nga pala shqiptare për mundësinë e ndarjes së dy vendeve për fillimin e negociatave me BE-në, Dimitrov beson se kjo nuk është e mundur për momentin, sepse, thotë ai, ne e prisnim Shqipërinë kur ajo ishte e ngecur në Parlamentin holandez, ndërsa partnerët e huaj nuk janë në disponim për të mbështetur ndarje.