Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme të rregullt të 118-të solli vendim për vërtetim të gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në mbarë territorin e shtetit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike në tregun vendor të shkaktuar me shpërthime të herëpashershme të kapaciteteve të mëdha prodhuese dhe mungesës së energjensave për prodhimtari të energjisë elektrike dhe pamundësisë që shpërthimi të mbulohet me rezerva të disponueshme në prodhimtarinë e energjisë elektrike, të cilat mund të sjellin në mungesë të energjisë elektrike ose prishje të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informojnë nga pres-shërbimi i Qeverisë.
Me këtë vendim mundësohet të ndërmerren masa dhe aktivitete, duke e përfshirë edhe intervenimin financiar që të sigurohen sasi plotësuese të energjisë elektrike, dhe të vërtetohen të drejtat dhe obligimet e shoqërive aksionare shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) dhe MEPSO, si dhe të bartësve të licencave për kryerje të veprimtarive elektroenergjetike.
Ekzistimi i gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike të vërtetuar në këtë vendim do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe me të nuk janë parashikuar masa restriktive.
Me konkluzionet e mbledhjes së mbrëmshme të Qeverisë, SHA EMV obligohet, në afat prej 15 ditëve të dorëzojë pako të masave për aktivitetet e tyre për ballafaqim me krizën energjetike, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë të përgatisin masa për mbështetje të kategorive të rrezikuara sociale që të shfrytëzojnë mjete plotësuese për mbrojtje nga varfëria energjetike.
Qeveria e detyroi Ministrinë e Ekonomisë, në bashkëpunim me Zyrën për furnizime publike të ofrojnë propozim-vendim sipas të cilit do t’u mundësohet institucioneve shtetërore furnizim i energjisë elektrike nga EMV shitje me çmime më të lira se ato në tregun e hapur.
Qeveria ka vërtetuar Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për letra me vlerë, me të cilin mundësohet që përveç brokerëve, bankave, shoqatave të sigurimit, shoqatave për menaxhim me fonde të hapura dhe të mbyllura të investimeve, si themelues dhe aksionar në depozituesin, mund të jenë edhe bursat e vendit dhe të huaj dhe depozituesit.
Me këtë plotësim të zgjidhjes ligjore bëhet liberalizimi i tregut, që çon në drejtim të zhvillimit më të madh tekniko-teknologjik të infrastrukturës së tregut në fushëm e tregut të kapitalit me hyrje të investitorëve të huaj potencial në këtë veprimtari.
Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për iniciativën për përpunimin e Studimit Fizibiliti për arsyeshmërinë e vendosjes së zonës së posaçme ekonomike për tregti dhe mallra (Trade and Commodities Special Economic Zone TACSEZ) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që vjen si rezultat i trendeve pozitive në Zonat Teknologjike – Industriale që kërkojnë mbështeyje plotësuese për investitorët në vendosjen e zonave të posaçme ekonomike për tregti dhe mallra, të cilët në shumë vende të Evropës janë treguar si një model i mirë në drejtim të rritjes së investimeve dhe qëndrueshmërisë së tyre.
Për Republikën e Maqedonisë së Veriut si përparësi e parë për vendosjen e zonave tregtare, është shtrirja gjeostrategjike në vend dhe afërsia me portet Selanik dhe Durrës, si dhe interesimi I theksuar të kompanive me renome të huaja të investojnë në lloje kët këtilla të zonave ekonomike.
Përpunimi i studimit fizibiliti për Zonë të Posaçme Ekonomike për Tregti dhe Mallra, nuk do të tërheq mjete financiare nga Buxheti i vendit, për shkaks e përpunimin e saj tashmë janë shfaqur interesime nga ana e Fondit Privat Investues “North Macedonia Economic Development Fund” nga Shkupi.
Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar vendimin për pagesën e mjeteve për “A1 Makedonija” SHPKNJ Shkup, si mbështetje financiare të sektorit privat për amortizimin e pasojave të shkaktuar nga kriza me KOVID-19.
Me këtë vendim realizohet konkluza e Qeverisë nga mbledhja e 59-të e mbajtur më 30 mars të vitit 2021, për pagesë të mjeteve nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizim të masës nga pakoja e pestë e masave antikrizë e cila i përfshin të gjithë transmetuesit në vend që t’iu mbulohen shpenzimet për vitin 2021 drejtë operatorit A1 të multipleksit digjital tokësor për lejen për emetim.