Ka filluar procesi i pastrimit të lindanit dhe izomerëve të tij nga deponia e vogël në qarkun e OHIS-it, që do të thotë pastrim i terrenit, sigurim dhe instalim i pajisjeve dhe mekanizimit të nevojshëm përreth deponisë së vogël, publikoi sot në profili e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.
Kontraktori i zgjedhur, siç thekson kryeministri, është kompania greke “Polieko”, ndërsa për pastrimin e deponisë së vogël, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka krijuar bashkëpunim me dy agjenci të Kombeve të Bashkuara – UNIDO dhe UNOPS.
“Vlera e vlerësuar e pastrimit dhe shkatërrimit të plotë të lindanit nga deponia e vogël në OHIS është afërsisht 8 milionë euro. Fondet fillestare janë siguruar nga Fondi global ekologjik (GEF) në bashkëpunim me UNIDO, ndërsa për të siguruar fondet e nevojshme shtesë është formuar Fondi mjedisor multi-partneritet duke mbledhur fonde nga një numër burimesh, përfshirë Mbretërinë e Norvegjisë, ndërsa njësia e zbatimit është UNOPS”, thotë Zaev.
Siç thekson Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeministri, së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, jemi duke bërë përpjekje për të siguruar fonde nga disa burime për pastrimin e deponisë së madhe, si dhe për pastrimin e impiantit të elektrolizës të ndotur me merkur.