Pozicioni i Bullgarisë në lidhje me veton në Maqedoninë Veriore nuk pritet të ndryshojë, njoftoi sot Radio Kombëtare Bullgare, duke cituar burimet e saj.
Sipas tyre, Sofja mbetet në qëndrimin se nuk ka pasur progres me Shkupin në drejtim të përmbushjes së Marrëveshjes së Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë në tërësinë e saj.
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme po diskuton sot në Luksemburg, ku pritet një vendim mbi konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Disa ministra të BE shprehën mbështetjen për Shkupin dhe Tiranën përpara takimit dhe kërkuan që të dy vendet të mos bllokohen për shkak të përparimit të kryera në reformat përkatëse.