Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga ai ishin pritur nga lideri i GERB dhe ish-kryeministri Bojko Borisov në selinë e partisë, informon korrespodenti i MIA-s nga Sofja, Pritja nga Bojko Borisovi ishte transmetuar direkt në profilin e tij në Fejsbuk.
Bashkë me Borisovin, në emër të GERB, ishin ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaternia Zaharieva dhe zëvendëskryetari i partisë dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Daniell Mitov.
Borisovi komentoi para Zaevit se asgjë nuk do të ndodhë nga vizita e tij e sotme në Bullgari. Lideri i GERB e kritikoi presidentin bullgar, Rumen Radev dhe tha se autoritetet bullgare do t’i gënjejnë dhe nuk do të bëjnë asgjë.
“Do të keni shumë takime sot. Jam i bindur, veçanërisht për Radevin, se ata do tu thonë se pa Parlament, nuk mund të punohet. Asgjë nuk do të dalë nga vizita juaj e sotme”, tha Borisovi.
Sipas tij, Qeveria e tanishme e përkohshme e Bullgarisë i ka të gjitha të drejtat dhe mund të bisedojnë me Maqedoninë e Veriut dhe tha se nëse dëshirojnë mund të negociojnë për marrëveshje të re nëse nuk iu pëlqen ajo e nënshkruar në vitin 2017.
Borisovi ia përsëriti pozicionin Zaevit se të rinjtë nga të dyja vendet do të urrehen nëse nuk arrihet marrëveshje. Ai parasheh se ndoshta nuk do të nevojiten projekte infrastrukturore sepse askush nuk do të mund të lëvizë përgjatë tyre.
Zaevi u falënderua për përkushtimin e Qeverisë së atëhershme të Borisovit gjatë kryesimit me BE-në dhe takimit në vitin 2018 dhe theksoi se në Sofje është arritur kompromis me kryeministrin e atëhershëm grek, Aleksis Cipras.