Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 78-të, mbledhje tematike, ku do të shqyrtohen më shumë informacione për kyçje të kontratave për projekte infrastrukturore nga programi TAV me 23 komuna.
Pas përfundimit të kësaj seance, Qeveria do të mbajë mbledhjen e 79-të me më shumë pika në rendin e ditës nga Programi qeveritar për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në këtë mbledhje, para ministrave, për shqyrtim do të jetë edhe procesverbali nga mbledhja e 41-të e Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm, lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona KOVID-19, mbajtur më 14.06.2021, në të cilin janë përfshirë propozimet më të reja të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Sipas rendit të propozuar të ditës, para ministrave për shqyrtim do të gjendet edhe informacioni për miratimin e tekstit të Memorandumit për mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandës së aleatit suprem për transformim dhe Komandës supreme të forcave aleate të Evropës, lidhur me sigurimin e mbështetjes nga vendet për zbatimin e operacioneve të NATO-s, ushtrimeve dhe aktiviteteve të ngjashme ushtarake.
Për konkluzionet dhe vendimet nga mbledhjet e sotme të Qeverisë, publiku do të informohet përmes njoftimit.