Vazhdon trendi i zvogëlimit të shkallës mesatare të interesit nga kreditë e përgjithshme. Banka Popullore sot publikoi se në prill është shënuar zvogëlim dhe se shkalla mesatare e interesit nga kreditë e përgjithshme arrin 4,58 përqind.
Tek depozitat e përgjithshme, është shënuar rritje mujore minimale. Shkalla mesatare e interesit në prill arrin 0,90 përqind.
Në njoftimin që sot e publikoi Banka Qendrore citohet se te kreditë e sapomiratuara, shkalla mesatare e interesit është më e lartë për 0,15 përqind pikë në nivel mujor dhe se arrin 4,09 përqind, ndërsa te depozitat e sapopranuara arrin 0,62 përqind dhe ka rënie mujore prej 0,14 përqind pikë.