Ne nuk kemi nevojë për ndërmjetësues, askush nga ne nuk e njeh më mirë historinë tonë. Zgjidhja e problemeve varet nga ne, nga dialogu konstruktiv mbi dokumentet historike dhe burimet, mbi të cilat do të punojë komisioni i përbashkët, deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev sot në Romë në lidhje me propozimin që historianët evropianë të bashkohen në Komisionin historik bullgaro-maqedonas.
Radev, i cili është në Romë së bashku me presidentin Stevo Pendarovski në kremtimin e shënjtorëve Qirili dhe Metodi, tha që ia kishte shprehur pozicionin e tij disa herë homologut të tij maqedonas.
“Komisioni do të merret me historinë, por gjëja më e rëndësishme është që ne të bëjmë hapat e nevojshëm në një nivel të lartë politik. Këto hapa nuk kalojnë nëpër kryeqytetet e tjera evropiane dhe nga atje në asnjë mënyrë nuk bëjnë presion mbi Bullgarinë. Hapi i duhur është një, në Sofje. Atëherë, të gjitha problemet do të zgjidhen. Ne duhet të kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, u tha Radev gazetarëve bullgarë, pas vizitës së tij në Romë.