Grupi qeveritar për vlerësim, sot njëzëri vendosi të propozojë nga Komiteti drejtues për koordinim në Sistemin për menaxhim me krizat. Qeveria të dorëzojë propozim deri te Kuvendi për vazhdim të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të ekzistencës së pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nga sëmundja ngjitëse COVID-19, e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 dhe për shkak të parandalimit nga përhapja e re në vëllim të rritur me të cilën rrezikohet siguria e shëndetit të popullatës, njoftoi QMK.
Njëkohësisht, me atë propozim shoqërues shkon edhe propozimi institucionet në Sistemin për menaxhim me krizat (QMK) të vazhdojnë me aktivitetet sipas Planit aksionar për parandalim dhe ballafaqim me përhapjen e sëmundjes ngjitëse COVID-19 të shkaktuar nga virusi SARS CoV-2, me të cilën është sjellur në seancën e dytë të Shtabit global për menaxhim me krizat, nga shpallja e gjendjes së krizës, që ende zgjat.
Grupi qeveritar për vlerësim nën udhëheqësinë e Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK), seancën e sotme e mbajti përmes videokonferencës, ndërsa në të morën pjesë edhe këshilltari nacional për siguri të presidentit të shtetit, i cili merr pjesë përkohësisht përveç anëtarëve të përcaktuar ligjor të Grupit: drejtorët e Agjencisë për siguri nacionale, të Zyrës për siguri publike, të Agjencisë për zbulim, , udhëheqësi i Shërbimit për siguri ushtarake dhe zbulim në Ministrinë për Mbrojtje, zëvendëskryeshefi i Shtatmadhorisë së ARMV-së, zëvendësdrejtorët e QMK-së dhe të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) dhe drejtori i DMSH-së.
Udhëheqësi i Grupit për vlerësim, Angelov, hapi diskutim për vlerësim të gjendjes dhe vërtetim të nevojave për vazhdim të gjendjes së krizës. Pjesëmarrësit e seancës, së pari kishin referim të shkurtër në lidhje me kohëzgjatjen e gjendjes së krizës, ndërsa pastaj edhe diskutim të shkurtër në lidhje me vazhdimin e gjendje së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte në ekzistencës të pandemisë. Propozimet e konkluzioneve njëzëri ishin pranuar, njoftuan nga QMK.