Takimi i Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së më 22 qershor gjatë presidencës portugeze për Gjermaninë është një mundësi e mirë për Shkupin dhe Sofjen për të arritur një zgjidhje të problemit të pranueshëm nga të dy palët. Shkupi, nga ana tjetër, është mesatarisht optimist se kjo është e mundur, por vetëm nëse ka vullnet të mirë edhe në Sofje.
Ministri shtetëror gjerman për Evropën, Mihael Rot, dje në një konferencë për shtyp në Shkup me homologun e tij zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov tha se vendi ka arritur përparim të madh, dhe është legjitime të pritet që BE të përmbush premtimet e saj, ndërsa pas dështimit gjatë presidencës gjermane të Unionit për t’i filluar negociatat me Republikën e Maqedonisë dhe Shqipërinë, tani punojnë me presidencën Portugeze me Këshillin e BE që kjo të mund të ketë sukses.
“Jam mirënjohës për miqtë tanë këtu në Qeveri, por edhe në Bullgari që tani kemi shans të madh për të arritur zgjidhje në qershor, që mund të pranohet nga të gjithë palët e interesuara. Presidenca portugeze me Këshillin po punon në mënyrë aktive për një zgjidhje të tillë , dhe ne mbështesim në qeverinë federale në Berlin ku mundemi. Shpresoj se ju keni durimin e duhur sepse reformat janë gjithashtu të rëndësishme, ky është mesazhi im për qeverinë këtu”, tha Rot.
I pyetur se çfarë ka ndryshuar që ai të jetë shumë optimist se do të ketë një zgjidhje, ai tha se tani është e qartë për të gjithë se janë të nevojshme suksese të besueshme për Ballkanin Perëndimor.
“Mendoj se është e qartë për të gjithë ne se janë të nevojshme suksese të besueshme për Ballkanin Perëndimor, jo sepse është në interesin tuaj por edhe në interesin tonë që të kemi stabilitet, pajtim rajonal, siguri, demokraci. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për BE, jo vetëm për Gjermaninë,” tha Rot.
Sipas Dimitrovit, një sinjal i mirë në drejtim të pritjeve për zhbllokimin e negociatave me BE-në është takimi dhe udhëtimi i përbashkët i Presidentëve Pendarovski dhe Radev në Romë, por ai thotë se nuk duhet t’i rrisim pritshmëritë.
“Është e qartë për të gjithë ne sot se sa i madh është kontributi. Në të njëjtën kohë kam sfidë nga njëra anë të menaxhohet me pritjet, sepse ne kemi folur disa herë edhe në qershor 2018 dhe në qershor 2019 dhe në tetor 2019 dhe në mars të vitit të kaluar, kur u dha drita jeshile, por është e jona të mos ngremë duart, të përpiqemi pa krijuar ndonjë pritje të tepruar. Mendoj se duhet të punojmë për rezultatin, jo për rritjen e pritshmërive. Fakti që të dy presidentët Pendarovski dhe Radev janë së bashku në Romë është një sinjal i qartë se dialogu po rifillon dhe unë mendoj se miqësia maqedono-bullgare dhe e ardhmja e përbashkët evropiane duhet ta përdorin këtë shans,” tha Dimitrov.
Në takimin e Ministrit shtetëror gjerman për Evropën, Rot me Kryeministrin Zoran Zaev, u transmetua se Gjermania e mbështet plotësisht propozimin e presidencës Portugeze, theksohet në njoftimin nga Qeveria. Nga ana tjetër, Kryeministri Zaev, siç theksohet, e falënderoi ministrin Rot për të gjitha përpjekjet e bëra nga presidenca gjermane me BE-së gjatë mandatit të tij, por edhe për përpjekjet aktuale, të cilat synojnë të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare brenda presidencës portugeze.
“Maqedonia e Veriut është një shembull i rrallë evropian se si përmes bashkëjetesës dhe forcimit të kapaciteteve demokratike, duke zgjidhur çështje të hapura me fqinjët, bën reforma thelbësore për të mirën e qytetarëve dhe vendit tonë, por edhe në një kontekst më të gjerë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë me politikat konstruktive, duke respektuar dhe përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët tanë”, tha kryeministri Zaev.
Përndryshe, për propozimin e presidencës portugeze me Këshillin e BE-së, i cili u vlerësua nga ana jonë si një bazë e mirë për zgjidhje përfundimtare, sipas Presidentit Stevo Pendarovski, është mirë që propozimi Portugez nuk u refuzua as nga Sofja.
“Mund të konstatoj nga takimi im me Radevin dhe paraprakisht me kontaktet e tjera me të, është e pakontestueshme një punë, presidenti Radev flet me retorikë krejt të ndryshme nga paraardhësit e tij në Qeverinë bullgare, ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Jashtme dhe po tenton që ta lëshojë topin dhe po tenton që të kthejë me fjalor kulturor. Ai u përmbahet kërkesave thelbësore bullgare, ai nuk na fyen, dhe kjo tashmë tregon se ai është një njeri që është serioz, i qëndrueshëm dhe nuk ka ndërmend të fitojë vetëm pika politike duke fyer ndonjë nga fqinjët”, tha kreu i shtetit Pendarovski.
Pendarovski informoi se në non pejperin Portugezët propozojnë që duhet të ketë roud mep ose udhëzues, duke propozuar që kësaj radhe udhëzuesi të implementohet dhe monitorohet brenda Këshillit për stabilizim dhe asociim, ndërsa jo brenda KE-së. Këtu, thotë ai, ne ndryshojmë me qëndrimet tona, tha Pendarovski dhe shtoi se ai beson se kjo duhet të mbetet brenda KE.
Në propozimin portugez, shpjegoi, ekziston një detaj tjetër që i referohet të njëjtës gjë.
Ambasadorja amerikane, Kate Bërnz, dje shkroi në Tuiter në lidhje me udhëtimin e përbashkët dhe aktivitetet e përbashkëta të Presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev në Romë me rastin e përkujtimit të Shën Cirilit dhe Metodit.
“Shohim rrugë pozitive përpara dhe jemi të kënaqur nga bisedimet rrjedhëse ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për avancimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, shkroi në Tuiter ambasadorja amerikane, Kejt Bërnz.
Radev, i cili e kryeson delegacionin bullgar, rreth mesditës zbriti me aeroplanin shtetëror bullgar në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup, që ta marrë delegacionin nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga Pendarovski dhe bashkë pastaj udhëtuan për Romë. Si mundësi për ripërtëritjen e dialogut dhe besimit dhe për përforcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në frymën e Marrëveshjes për Bashkëpunim, Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë, e vlerësuan Pendarovski dhe Radevi udhëtimin e përbashkët për Romë dhe Vatikan dhe nderimin e përbashkët të Vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi në deklaratën e tyre të shkurt sot në aeroportin e Shkupit.
Eurodeputeti dhe raportues i Parlamentit Evropian për vendin, Ilhan Quçuk duke qenë mysafir në emisionin “Klik Plus” në TV21 vlerësoi se do të nevojitet kohë të zgjidhet problemi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se do të nevojitet “më mirë të njoftohemi”.
“Nëse shikojmë në këtë si një fenomen statik, përkatësisht kërkojmë një datë të caktuar kur do të zgjidhej nyja Gordiane, atëherë me shumë gjasa nuk do të gjejmë një datë, pa marrë parasysh sa përpiqemi ta gjejmë. Për mua, biseda e madhe është se si të krijojmë një atmosferë politike pozitive midis të dy palëve, bazuar në besimin se do të duhet ta ndjekim së bashku rrugën e Bashkimit Evropian,” shtoi Quçuk.