Vaksinimi po zhvillohet pa pengesë në të gjitha pikat në shtet. Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa tani numri i personave të cilët kanë shprehur dëshirë për vaksinim, përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 422.503 qytetarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në pikat e vaksinimit, në shtet në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 224.336 qytetarë. Dozën e parë e vaksinës dje kanë marrë 2.958 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 6.940 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 267.167 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 42.832 qytetarë. Në numrat e fundit 46% e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 39% e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.
Vaksinimi po zbatohet në pajtim me Planin kombëtar për imunizim. Vaksinohen personat e rritur të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk, ndërsa vaksinohen edhe persona të punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv po zhvillohet në disa qytete në shtet edhe atë në Ai SP “Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve masivisht të paraqiten në vakcinacija.mk sepse kjo është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë të vaksinohen.