Ekipi i gazetarëve të redaksisë së Laboratorit të Raportimit Hulumtues (IRL) e morën çmimin “Nikolla Mlladenov 2020” për ngjarjen më hulumtuese për një sërë tekstesh në temë “Përfitimet pandemike – ana tjetër e tregimit për Kovid-19”.
Çmimi për fotografi më të mirë i është ndarë fotoreporteres Arbnora Mehmetit për fotografinë në temë “Dy rosa kalojnë në një vendkalim për këmbësorë gjatë orës policore” të publikuar në “Slloboden peçat”.
Çmimi për prodhim më të mirë novator gazetaresk i është ndarë gazetarit Aleksandar Manasievit për ngjarje multimediale. ”Vrasësit e heshtur ballkanas” që e përpunon temën për ndikimin e termocentraleve mbi mjedisin e jetesës, të publikuar në Platformën e internetit “Shiko kështu”.
Çmimet ndahen tradicionalisht për të njëzetën herë, si pjesë e përpjekjeve të IMM-së për avancim të gazetarisë profesionale dhe të vlerave demokratike në vend.