-Unë kam dyshime në lidhje me veprimin e KSHZ, sepse nuk mund të tregojë një pozicion më të fortë në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor,” tha Xhabir Deralla, në panelin e CIVILit “Si ligjet, ashtu zgjedhjet”.
Rekomandimi i CIVILit është që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore. Si organizatë, ne gjithashtu vërejmë dobësi në drejtim të financimit të fushatave, zgjedhjeve, partive politike në të gjithë botën, dhe në vendin tonë, ekziston një luftë hibride ku miliona po rrjedhin. Institucionet duhet të dinë se nga vijnë paratë dhe si financohen partitë politike.
Qytetari ka të drejtë për zgjedhje të mirëinformuar dhe respekt për të drejtën e votës së qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të informuar mirë dhe të mos bien në lajme të rreme dhe dezinformata dhe propagandë të zezë.
Duhet të hartohet një kod zgjedhor krejtësisht i ri. Nëse një kostum qepet 25 herë, si do të duket ai kostum? Thjeshtë e njëjta gjë me Kodin Zgjedhor.
Zgjedhjet nuk janë për partitë politike, por për qytetarët. Partitë janë në krye të asaj piramide dhe ato duhet t’u përkasin qytetarëve, tha Deralla.