Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës dyditore të punës në Bruksel, sot do të realizojë takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Siç është paralajmëruar nga Kabineti i Pendarovskit, fillimi i takimit është paraparë në orën 12:45, pas së cilit do të pasojë konferencë e përbashkët për shtyp në orën 13:15 e presidentit Pendarovki dhe sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg.
Pendarovski dje në kuadër të vizitës në Bruksel, realizoi takime me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Zhosep Borell, me Komisarin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji, me Përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për çështje të tjera rajonale për Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak si edhe me eurodeputetin dhe raportuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ilhan Quçuk
Në këto takime, Pendarovski porositi se vendi është i gatshëm menjëherë të ulet në tryezën negociuese me Bullgarinë që të tejkalohet kontesti bilateral dhe të hapet rruga drejt BE-së.
“Të bisedojmë për të gjitha çështjet e hapura, kuptohet, me ato rrethoja ose të a.q. linja të kuqe të cilat i keni theksuar dhe për të cilat nuk presim aspak se sërish do të jenë në tryezën negociuese”, theksoi Pendarovski në Bruksel.